Rritje e sigurisë kibernetike në energji - ERE ndryshon rregullat, te detyrimet për standardin ISO përfshihet gazi e disa operatorë privatë
Ndryshimet që ka pësuar sektori energjetik dhe legjislacioni përkatës kanë detyruar Enti Rregullator të Energjisë të ndërmarrë ndryshime në rregulloren për sigurinë kibernetike të infrastrukturave kritike në këtë sektor.
Një nga risitë është përfshirja e sektorit të gazit natyror te nevoja për garantimin e sigurisë. “ERE e konsideron sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit natyror si element themelor për ruajtjen e sigurisë dhe integritetit të sistemit energjetik dhe infrastrukturës në sektorin e gazit natyror”, - thuhet ndër të tjera që relacionin që shoqëron vendimin për ndryshimin e rregullores.
Po ashtu, një nga ndryshimet kryesore ka të bëjë me disa Operatorë të Infrastrukturave Kritike te Informacionit, që do të kenë detyrimin për t’u pajisur me certifikimin me standardin e sigurisë ISO 27001 brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve.
Këtu bëjnë pjesë Kurum International, Dragobia Energy, Prell energy, Power Elektrik Slabinje, Seka Hydropower, Devoll Hydropower dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP).
Të njëjtin detyrim do e kenë edhe Operatoret e infrastrukturave te rëndësishme të informacionit, si: Operatori i Shpërndarjes se Energjise Elektrike, Termocentrali Vlorë dhe Hec Vlushe.
Ndërkaq, sipas rregullores së re edhe në kushtet që në fushën e rregullimit shtohen infrastruktura të reja, që nuk kanë qenë pjesë e strukturave kritike apo të rëndësishme te informacionit te përcaktuara nga Këshilli i Ministrave, me përfshirjen e tyre në listat respektive, edhe këta operatorë i nënshtrohen detyrimeve që lidhen me pajisjen me certifikimet për standardin e sigurisë.
Rishikimi i rregullave për infrastrukturat kritike në sektorin e energjisë ishte dhe një nga kërkesat e Kuvendit, në Rezolutën e miratuar për ERE për vitin 2024.
Sondazh

Agjencitë e pronave në një ndërtesë moderne - Si do të menaxhohen pasuritë e paluajtshme qeveritare?
Korporata e Investimeve Shqiptare, ka lançuar projektin “Zhvillimi dhe Menaxhimi i Ndërtesave Shtetërore”, i cili synon që të gjitha asetet shtetërore të......

Banka e Greqisë, 2.5% rritje në 2025 - Ekonomia do të zgjerohet falë investimeve dhe konsumit të lartë
Banka e Greqisë parashikon një rritje ekonomike prej 2.5% për vitin 2025, e mbështetur nga investimet, konsumimi i lartë dhe rritja e pagave. Pavarësisht......

Britania nis revolucionin në punë - Mbi 200 kompani e bëjnë javën e punës 4 ditore
Rreth 200 kompani në Mbretërinë e Bashkuar kanë miratuar javën e punës katërditore për punonjësit e tyre. Ky model po fiton terren në shumë sektorë, duke......

Ish-Kinostudio në qendër trajnimesh nga Hollywood - “Mbi 40 profesionistë”, Rama: Një program inkurajues dhe frymëzues
“Tirana Training Centre”, është qendra e re për zhvillimin e kinematografisë dhe prodhimeve audovizuale në Shqipëri, e cila vjen si rezultat i bashkëpunimit......

“Tirana Training Center”/ Gonxhja: Trajnime për 400 studentë, fitime të mëdha ekonomike dhe turistike
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte i pranishëm sot në prezantimin e “Tirana Training Center”, një qendër inovative e......

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kalon online edhe 4 shërbime të reja doganore!
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se në bashkëpunim me AKSHI-n ka realizuar me sukses testimet 4 shërbime të reja doganore të cilat do të ofrohen......

Rreth 81.2% e shqiptarëve janë kursimtarë aktivë/ Vrojtimi i BSH: Regjistrojmë normë më të lartë se mesatarja e OECD-së
Nisur nga “Vrojtimi mbi Kulturën Financiare të të Rriturve në Shqipëri”, zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, “Scan Intel” këtë herë është ndalur në......

Shqiptarët, njohës “të shkëlqyer” të produkteve financiare - Vrojtimi i BSH: Megjithatë, i përdorin më pak se vendet e tjera
Shqiptarët kanë njohuri shumë të mira për produktet financiare, qofshin ato produkte bankare, investimesh, apo sigurimesh. Sipas një vrojtimi të realizuar......