Shqipëria Postuar më 29 Dhjetor 2025, 10:34

Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat kryesore!

Nga Edel Strazimiri

Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke regjistruar rritje gjatë fundjavës teksa është blerë këtë të hënë me 80.7 lekë dhe është shitur me 82.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me javën e kaluar.

Monedha europiane edhe ajo e ka nisur këtë javë në rritje duke u forcuar gjatë këtyre dy ditëve teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 95.2 lekë dhe është shitur me 96.5 lekë në raport ,me javën që lamë pas.

Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar rritje të kuotës këtë mëngjes pasi krahasuar me javën e shkuar është blerë sot me 102 lekë dhe është shitur me 103.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai ka pasur një rritje të vlerës gjatë fundjavës duke u blerë sot në raport me javën e kaluar me 108.6 lekë dhe duke u shitur me 103.5 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat