Shqipëria Postuar më 13 Maj 2026, 10:21

Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat e huaja kryesore

Nga Edel Strazimiri

Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat e

Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë të mërkurë rritje të vlerës sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 80.9 lekë dhe duke u shitur me 82 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane nuk duket të ketë shënuar luhatje të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e kësaj të mërkure teksa vijon të shfaqet e qëndrueshme duke u blerë me 95.1 lekë dhe duke u shitur me 95.8 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka pasur rritje të vlerës ditën e sotme duke e nisur pozitivisht këtë të mërkurë teksa është blerë sot në raport me ditën që lamë pas me 103.6 lekë dhe është shitur me 104.6 lekë.

Paundi britanik gjithashtu është forcuar këtë mëngjes duke pasur rritje të vlerës nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 109.4 lekë dhe është shitur me 110.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat