Shqipëria Postuar më 23 Maj 2025, 09:29

Rritje e përgjithshme në kursin e këmbimit - Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Rritje e përgjithshme në kursin e këmbimit - Si është

Dollari amerikan edhe pse duket ta ketë nisur fundjavën në qëndrueshmëri ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme pasi është blerë këtë mëngjes me 86.4 lekë dhe është shitur me 87.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane gjithashtu ka shënuar një rritje të lehtë këtë të premte duke e mbyllur javën pozitivisht teksa është blerë sot me 97.8 lekë dhe është shitur me 98.5 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu e mbyll këtë javë në rritje duke shënuar vlera pozitive këtë mëngjes duke u blerë sot me 104 lekë dhe duke u shitur me 105.1 lekë në raport me një ditë më parë.

Paundi britanik edhe ai ka pasur rritje mëngjesin e sotëm krahasuar më një ditën e enjte teksa është blerë sot me 115.6 lekë dhe është shitur me 117 lekë referuar tregut të  brendshëm valutor.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat