Shqipëria Postuar më 3 Shkurt 2026, 10:02

Rritje e ndjeshme për valutat e huaja – Forcohen Dollari, Franga e Paundi

Nga Edel Strazimiri

Rritje e ndjeshme për valutat e huaja – Forcohen Dollari, Franga e

Dollari amerikan ka arritur të rikuperojë pikë pas rënies së vazhdueshme që pësoi përgjatë këtyre ditëve duke u blerë këtë mëngjes me 81.3 lekë dhe duke u shitur me 82.4 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Monedha europiane edhe pse pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga dita e hënë e ka nisur këtë mëngjes pozitivisht duke u blerë sot me 96.3 lekë dhe duke u shitur me 97 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ndërkaq ka regjistruar rritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u forcuar ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë teksa është blerë me 104.5 lekë dhe është shitur me 105.6 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka shënuar rritje të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 111.2 lekë dhe duke u shitur me 112.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor krahasuar me ditën që lamë pas.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat