Shqipëria Postuar më 27 Mars 2026, 12:57

“Rritje e kufirit të pataksueshëm të pagave” - Eksportuesit: Të merren masa, euro dhe lufta po fundosin sektorin

Nga Elisabeta Dosku

“Rritje e kufirit të pataksueshëm të pagave” -

Efektet e kursit të këmbimit si dhe situata në Lindjen e Mesme e kanë futur sektorin e veshjeve dhe këpucëve në një krizë të rëndë e cila po sjellë humbje të konsiderueshme si dhe reduktim të fuqisë punëtore. 

Për këtë arsye është mbledhur Asambleja e Jashtëzakonshme e sektorit, e cila synon të dalë me kërkesa të unifikuara drejtuar qeverisë, ndër të cilat emergjente janë fiksimi i kursit të këmbimit dhe rritja nivelit të pagës së pataksueshme.

Nga ana tjetër masa e marrë nga qeveria për subvencionimin e rritjes së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për shkak të ndryshimit të pagës minimale, konsiderohet e pamjaftueshme.

“Ka pasur një rritje të kostove të bizneseve dhe përfituesit kryesor ka qenë qeveria, ndërsa punonjësit kanë pasur më shumë taksim page. Efekti nuk ka qenë social, por ka pasur presion ekonomik mbi bizneset”.

Nga ana tjetër eksportuesit shprehen se rritja e çmimit të karburanteve për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, sjell dhe kosto të rritura për sektorin.

Sektori i veshjeve dhe këpucëve ka të punësuar mbi 65 mijë persona dhe qarkullon mbi 1 miliardë euro faturim eksport në vit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat