Shqipëria Postuar më 14 Nëntor 2024, 11:17

“Rritje e efikasitetit për menaxhimin e fondeve të BE- së” - Projektligji: Transparencë e përmirësim standardesh

Nga Ernilda Luzi

“Rritje e efikasitetit për menaxhimin e fondeve të BE-

Në dokumentin e publikuar për konsultim publik është propozuar projektligji për disa shtesa dhe ndryshime “për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian”.

Me këtë projektligj synohet të garantohet pavarësia funksionale e Agjencisë për të kryer funksionet e saj në përputhje me marrëveshjet kuadër IPA, duke ndjekur praktikat e mira ndërkombëtarisht, e në vijim për të ofruar një punë me cilësi dhe standard të lartë.

Projektligji parashikon përcaktimin e kompetencave të Drejtorit të Përgjithshëm dhe Këshillit Mbikëqyrës, sipas rekomandimeve të Departamentit të Politikave të Zgjerimit në Komisionin Evropian (DG NEAR), në përputhje me marrëveshjet kuadër IPA. Ndërkohë, kompetencat e auditimit do të ushtrohen nga Drejtori i Përgjithshëm.

Projektligji ështe hartuar nga Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian. Kjo duke synuar një përmirësim të standardeve profesionale dhe një mbikëqyrje më efikase të fondeve të BE- së. Ky hap vjen si pjesë e angazhimit të Shqipërisë për të rritur transparencën dhe menaxhimin efektiv të fondeve të asistencës evropiane në procesin e integrimit në BE.

Miratimi i këtij projektligji nuk shoqërohet me efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit, thuhet në dokumentin e publikuar për konsultim publik.

 



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat