“Rritja ekonomike, niveli 4% optimal” -Ish-ministri Malaj: Të shtohet përdorimi i obligacioneve
Buxheti 2025 mbështet rritje ekonomike të qëndrueshme dhe konsolidimin e vazhdueshëm fiskal, që garanton mbështetje të zhvillimit ekonomiko-social të vendit. Ish- ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Malaj, tha në emisionin GDP në SCAN tv, se referuar treguesve makroekonomikë, rritja ekonomike 4% është optimale, por ekonomia duhet të jetë e fortë nga ndikimet e jashtme.
“Rritja ekonomike ka disa tregues. Niveli 4 % është optimal, duhet të jetë dhe më i madh. Së dyti, ekonomia të jetë e fortë nga sulmet e jashtme. Shqipëria është një vend i vogël, me ekonomi të hapur. Duhet parë GDP reale për të konstatuar sa janë të ardhurat e popullsisë. Për t’u afruar me të ardhurat pwr frymw me vendet e BE-së, derisa ato të shkojnë 75%, ne fitojmë fonde rishëprndarëse nga Bashkimi Europian pa kosto”- tha ish-ministri Malaj.
Në lidhje me Eurobondin e ri, ish-ministri Malaj, tha se Shqipëria, sfidë ka cilësinë e rritjes ekonomike, dhe një rritje ekonomike më e lartë, zgjidh problemin e borxhit, duke sugjeruar dhe shtimin e përdorimit të obligacioneve.
“Sistemi ynë bankar ka statistika 30-vjeçare. E dimë sa është teprica mesatare, që është në gjendje që çfarëdo që të ndodhë, pra nëse është 50% dhe një pjesë përdoret për kredidhënie, është mirë që të ardhurat nga interesat të mbeten në territorin shqiptar. Ne nuk jemi një vend me borxhe të larta, ne sfidë kemi cilësinë e rritjes ekonomike. Një rritje ekonomike më e lartë dhe më cilësore, e zgjidh problemin e borxhit. Qeveria shqiptare duhet të shtojë përdorimin e obligacioneve për qytetarët”- shton ish- ministri Arben Malaj në studion e GDP.
Sa i takon sektorëve prioritarë dhe analizës së tyre, Malaj shton se turizmi po kontribuon pozitivisht, bujqësia të jetë më efektive dhe ndërkohë sipas tij, po shihet një varësi e ekonomisë nga tregu i pasurive të paluajtshme.
Sondazh

Berberët janë në modë! Biznesi i prerjes së flokëve po fiton gjithnjë e më shumë terren
Industria e prerjes së flokëve, e njohur ndryshe si “Barbershop”, po fiton gjithnjë e më shumë terren në tregun e bizneseve në Shqipëri. Sipas faqes......

A do të zhvlerësohet sërish euro ndaj lekut? Eurobondi 650 mln euro, Zefi: Ndikime në ekonomi dhe kursin e këmbimit
Shqipëria ka dalë sërish në tregjet ndërkombëtare duke emetuar Eurobondin e 7-të me vlerë prej 650 milionë eurosh, afat 10 vjeçar dhe me një yeld 5% .......

Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara, Xhaja: Forcim të mekanizmave monitorues dhe rritje të transparencës
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, zj. Risena Xhaja ishte e pranishme në panelin e parë të......

Shqiptarët preferojnë depozita afatgjata- BSH: Rënie drastike e kursimeve të ruajtura me afat 1, 3 dhe 6 muaj
Gjatë vitit 2024, shqiptarët kanë preferuar që t'i ruajnë kursimet e tyre në depozita me afat, sidomos në ato me maturitet mbi 2 vite. Sipas të dhënave më të......

Shqetësime për bizneset që do vetëmenaxhojnë mbetjet- Përgjegjësia e Zgjeruar e Prodhuesit, Shalsi e Tabaku: Kemi shumë kërkesa nga sipërmarrjet
Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi në parim projektligjin, që ngarkon çdo subjekt prodhues, që zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet......

Rijetëzim i sheshit “Nënë Tereza” për librin e publikun- Rama: Tirana do të bëhet një nga kryeqytetet më tërheqës të Europës
“Është e rëndësishme që projekti është tërësisht i disponueshëm për t’u bërë i lëvizshëm, pra nuk është një ndërtim me një impakt mbi strukturën e......

Panairi i Turizmit mblodhi mbi 100 ekspozues në Tiranë - Pjesëmarrje nga Kosova e Mali i Zi për të promovuar strukturat e tyre
Struktura hoteliere, agjenci turistike, agroturizme, shoqata turistike nga vendi e rajoni, u mblodhën në panairin dedikuar turizmit në Pallatin e Kongreseve.......

Tassoulas zgjidhet President i Greqisë- Votimi në parlament, pavarësisht protestave dhe tensioneve politike
Parlamenti i Greqisë zgjodhi ish-kryetarin e tij, Constantine Tassoulas, President të Republikës. Vendimi ka zemëruar protestuesit që u mblodhën jashtë......