Shqipëria Postuar më 4 Janar 2025, 12:36

Rritja ekonomike 2025-2027, si ndikon sektori prodhues? - Parashikimi për zgjerimin e ekonomisë bazohet tek konsumi

Nga SCAN TV

Rritja ekonomike 2025-2027, si ndikon sektori prodhues? - Parashikimi për

Vend prodhues apo thjeshtë konsumator? Përgjigjen për të ardhmen e gjejmë tek planet e qeverisë për rritjen e ekonomisë në tre vitet e ardhshme.

Sipas parashikimit afatmesëm gjatë periudhës 2025-2027, rritja do të vijojë trendin pozitiv me mesatarisht 3.9 përqind në vit. Po kush ndikon në të?

Planifikohet që aktiviteti ekonomik të vazhdojë të mbështetet kryesisht nga kërkesa e brendshme, nga rritja e konsumit privat. Peshë më të vogël do të kenë investimet dhe zhvillimi i sektorëve si turizmi dhe ndërtimi.

Konsumi privat parashikohet të jetë sërish nxitësi kryesor i rritjes së prodhimit kombëtar, stimuluar nga përmirësimi në tregun e punës. Rritje graduale e pagave që shtojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve, bashkuar me burimet e tjera financiare janë shpresë për rritjen e ekonomisë.

Kjo do të ndikojë në zgjerimin e treguesve të tregtisë. Konsumi final për periudhën 2025-2027 parashikohet të rritet në terma realë me mesatarisht rreth 2.8 përqind në vit, duke kontribuar me rreth 2.3 pikë përqindje në vit në rritjen e prodhimit kombëtar.

Ndërkohë qëndrueshmëria në nivelin e investimeve planifikohet se do të nxitet nga një shfrytëzim më i intensifikuar i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit. Pritet që të gjithë sektorët kryesorë të vazhdojnë të rriten sipas trendeve historike.

Industria me një rritje mesatare vjetore 5.2 përqind në vit do ndikojë 0.5 pikë përqindje në rritjen e ekonomisë, ndërtimi me rritje mesatare vjetore 3.2 përqind ndikon me 0.4 pikë përqindje në ekonomi ndërkohë që e fundit renditet bujqësia.

Sektori më i madh prodhues në vend pritet të rritet mesatarisht me rreth 0.2 përqind në vit, duke mos patur fare ndikim në rritjen e përgjithshme ekonomike të vendit.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat