Shqipëria Postuar më 9 Dhjetor 2024, 11:31

Rritja e tarifës së transmetimit të energjisë - Shoqata e prodhuesve kërkon shpjegime shtesë, ankesa për tregun e balancimit

Nga Ola Mitre

Rritja e tarifës së transmetimit të energjisë - Shoqata e

Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme kërkon shpjegime shtesë mbi aplikimin e bërë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për rritjen e tarifës së transmetimit. Rritja e kërkuar është në masën 45%, duke shkuar në 1.22 lekë/kWh nga 0.85 lekë/kWh, që është aktualisht, ndërkohë që, përmes një shkrese të depozituar pranë Entit Rregullator të Energjisë, shoqata që përfaqëson prodhuesit e energjisë e konsideron të paqartë kërkesën për aplikimin e kësaj tarife për të gjithë përdoruesit e rrjetit.

“Nuk thuhet qartë nëse kjo do të përfshinte edhe prodhuesit e energjisë. Për këtë kërkojmë të sqarohet se çfarë ka dashur të thotë me përdorues rrjeti, ndërkohë që në tarifat e transmetimit përjashtohen eksporti, aksesi në rrjet i energjisë së prodhuar”, - thuhet ndër të tjera në shkresë.

Shoqata e konsideron si të paargumentuar kërkesën për rritje, pasi është e pambështetur nga pasqyrat financiare, ndërsa nuk jepet një analizë mbi ndikimin që do të kishte ky ndryshim në aktorët e tjerë që janë pjesëmarrës të tregut të energjisë, furnizuesit dhe së fundmi konsumatorët. Po ashtu, ngrihen shqetësime në lidhje me tregun e balancimit.

“Vemë re se megjithëse OST ka siguruar të ardhura jo të vogla nga tregu i balancimit (të ardhura këto që duhet të ishin shpërndarë sipas rregullave) ne vuajmë akoma nga një mungesë transparence të të dhënave për tregun e balancimit. Pjesëmarrësit nuk kanë informacion sa duhet për çmimin e disbalancave, sasive dhe çmimeve të ankandeve, gjë e cila e bën të pamundur hartimin e modeleve për të llogaritur çmimet e disbalancave për ditët në vijim apo brenda ditës”, - thuhet në shkresë.

Më herët ndryshimet e kërkuara u kundërshtuan edhe nga Shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjisë Elektrike. Në aplikimin e dorëzuar pranë ERE-s, OST kërkon aplikimin e tarifës prej 0.95 lekë/kWh për “përdoruesit e rrjetit”, çka sipas shoqatës qartazi kërkon tarifimin e aktivitetit të tregtimit të energjisë, që përfshin importin, eksportin, tranzitimin dhe tregtinë e energjisë elektrike në rrjetin e brendshëm. 

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 9 Dhjetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Monedha europiane është blerë sot me 97.8 lekë dhe është shitur me 98.5 lekë duke humbur pikë nga java që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal. Dollari......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat