Shqipëria Postuar më 28 Mars 2025, 13:52

“Rritja e shpejtë e prodhimit vendas, rruga drejt Europës” - Berisha: Rroga minimale 500 euro dhe ajo mesatare 1200 euro, rritjet më të mëdha

Nga Ola Mitre

“Rritja e shpejtë e prodhimit vendas, rruga drejt Europës”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat deklaroi edhe një herë se Made in Albania, që do të thotë rritja e shpejtë e prodhimit të vendit, është rruga drejt Evropës. Sipas tij, kalimi në rrogën minimale 500 euro dhe atë mesatare 1200 euro do të jenë ndër rritjet më të mëdha.

“Këto janë hapa gjigante drejt ngushtimit të atij hendeku të tmerrshëm që krijoi me rrogat kjo qeveri. Shqipëria Madhështore është Shqipëria që ecën drejt BE e sigurt me realizimin e standardeve të vendeve anëtare. Dhe ato realizohen me një Shqipëri prodhuese. A e dini ju se Shqipëria ka humbur nga viti në vit gjatë kësaj periudhe pozicionin e saj në rajon për prodhimin në raport me prodhimin mesatar të BE? Pra, në qoftë se ka pasur Bosnjen prapa, tani Bosnja ka dalë para. Shqipëria ka si prodhim mesatar 34 përqind të prodhimit mesatar të BE”, - tha Berisha.

Sipas Berishës, shndërrimi i Shqipërisë në një epiqendër të fuqishme të prodhimit të energjisë është projekti që çel dyert e Europës, e bën Shqipërinë vend të rëndësishëm në fushën e energjisë dhe tërheq investitorët më të mëdhenj të fushës së energjisë. Gjatë konferencës për mediat, kreu demokrat prezantoi edhe logon e fushatës.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat