Rritja e çmimit të naftës/ Rama: Së shpejti enti shtetëror ndërhyn në tregun e naftës. Ulim akcizën 20% kur çmimi të kalojë 220 lekë/litër

Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tha se çmimi i naftës parashikohet të rritet. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se nëse çmimi kalon vlerën 220 lekë do të ketë ulje me 20% të akcizës së karburantit.
"Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje, për këtë ne kemi vendosur në lëvizje bordin e transparencës, çka e kemi përdorur siç e mbani mend edhe më parë, dhe po ashtu kemi marrë edhe një vendim që për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve do ketë menjëherë ulje me 20% të akcizës së naftës. Deri tani nuk shikoj impakt në çmime të tjera, por fatmirësisht jemi në kushtet kur kemi një borxh dhe një deficit jo vetëm nën kontroll, por edhe goxha atë nivel që na mundëson që në momente të tilla të kemi edhe një hapësirë në dispozicion për të mos lënë vetëm askënd duke pasur parasysh në radhë të parë ata që kanë më shumë nevojë. Për të adresuar edhe një herë çdo diskutim legjitim dhe çdo propozim që vjen nga rrugë të ndryshme në mjedisin publik, ne këtu në këtë fazë që nuk e di askush sa do të zgjasë, në radhë të parë kemi në vëmendje pensionistët dhe nuk do të bëjmë asgjë që nuk do të shkojë për të siguruar ata së pari. Në fund të ditës, nëse çmimet impaktohen, pensionistët janë ata që e vuajnë më shumë se sa të tjerët impaktin mbi çmimet. Nga ana tjetër kemi deklaruar më parë dhe tani jemi në një fazë të avancuar të formësimit të një entiteti shtetëror i cili do të ndërhyjë në tregun e naftës që do të krijohet së shpejti. Është duke u punuar për këtë dhe që do të marrë përsipër një veprimtari që do të shkojë nga garantimi i rezervës shtetërore, te monitorimi i vazhdueshëm i tregut dhe pa tjetër edhe te sigurimi i furnizimit për të mos lejuar asnjë spekulim me çmimet. Jemi në fund të një procesi që do të materializohet në 1 apo 2 muaj në vijim për të futur komponentët e rinj në monitorimin e tregut të naftës, që do të sjellë rezultate të shpejta edhe në aspektin e evazionit dhe kontrabandës së naftës, e cila vazhdon të jetë prezente në sektor. Njëri është produkti i kompanisë AlbTrace për një ngjyrim të një indikator komplet tjetër të naftës, dhe tjetri është një tjetër produkt i kompanisë AlbTrace për ndjekjen në kohë reale të gjithë qarkullimit të naftës tranzit",- tha Rama.
Bizneset dhe individët, 80.1 milionë euro të ardhura nga “Booking”/ Tatimet: 17.225 subjekte në platformë, deklaroni përmes DIVA
Hotelet dhe qytetarët shqiptarë që përdorin platformën “Booking” për rezervime të dhomave apo për qira afatshkurtër, kanë realizuar një shifër totale të......
Çmimi i arit, përmbyset “streha e sigurt”/ Lufta në Iran, tronditen tregjet globale
Përshkallëzimi i konfliktit me Iranin ka ndikuar ndjeshëm në tregjet globale të naftës, duke krijuar probleme në zinxhirët e furnizimit dhe duke rritur......
Papunësia në Kosovë 13.9%/ Raporti, Dallime të mëdha mes gjinive
Agjencia e Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me 'ReKOS 2024', ka realizuar një studim mbi situatën e papunësisë në vend. Sipas rezultateve të këtij......
Cilat janë lagjet në Shqipëri që po tërheqin investitorë të rinj në 2026? Kërkesa për prona po zhvendoset drejt zonave më pak të zhvilluar
Një studim i publikuar nga ‘Investropa’ tregon se tregu imobiliar në Shqipëri po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku vëmendja e investitorëve po zhvendoset......
Ligji për Gjuetinë në fokus të Këshillit Kombëtar të Faunës/ Hapa konkretë për ta bërë efektiv dhe të zbatueshëm
Në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Faunës u vendos në fokus zbatimi i Ligjit për Gjuetinë, duke u diskutuar hapat konkretë për ta bërë atë......
Garancia sovrane në bujqësi, nevojë për rishikim/ Këshilli i Investimeve: Të analizohen kostot dhe procedurat administrative
Këshilli i Investimeve rekomandon nevojën për rritjen e nivelit të shfrytëzimit të skemave të garancisë së kredisë, duke iu referuar konkretisht Garancisë......
Qeveria pritet të rikthejë Bordin e Transparencës për karburantet/ Ulet akciza me 20%, synohet reflektim i menjëhershëm në çmimin final
Qeveria po shqyrton rikthimin e Bordit të Transparencës, i cili pritet të vendosë çmime tavan për karburantet, pas rritjes së ndjeshme të naftës që ka......
Pagesat për kredi dominojnë transfertat bankare në 2025/ Mbi 2.5 trilionë lekë qarkulluan në sistem, pjesa më e madhe janë kreditime
Transfertat bankare që lidhen me kreditë dhe depozitat kanë shënuar rritje gjatë vitit 2025, duke treguar aktivitet më të lartë financiar mes bankave dhe......


