Shqipëria Postuar më 16 Prill 2025, 12:29

“Rritja e çmimit të energjisë dëmton qytetarët” - Gërxhaliu: Bizneset do t’i transmetojnë kostot te produktet dhe shërbimet

Nga Lidion Kulla

“Rritja e çmimit të energjisë dëmton

Vendimi Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë, për të rritur çmimin e energjisë elektrike me 16.1% për të gjitha kategoritë, duke filluar nga 1 maji do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të produkteve.

Eksperti i Ekonomisë dhe ish-Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, deklaroi në studion e TV Scan se, rritja e kostove operative për bizneset do të transmetohet në çmimet e produkteve apo të shërbimeve që ofrojnë.

Kosova e ka të pamundur të sigurojë të gjithë energjinë elektrike për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, edhe për shkak të vjetërsisë së tyre, ndërsa prodhimi nëpërmjet burimeve të rinovueshme si dielli dhe era është ende në sasi shumë të vogla.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat