Shqipëria Postuar më 18 Nëntor 2025, 13:12

Rritja e bizneseve, përgatitet ligji për financimet kolektive - Hirtric: BERZH, mbi 60% të investimeve e ka në ndërmarrjet private

Nga Diamila Leka

Rritja e bizneseve, përgatitet ligji për financimet kolektive -

Java Globale e Sipërmarrjes, vijon me panele diskutimi mbi zhvillimin e sipërmarrjeve apo start up-eve. Në panelin e sotshëm, fokus ishte zhbllokimi i kapitalit për rritjen e start up-eve në Shqipëri.

Gjatë fjalës së saj Edliora Dashi, ecila është konsulente në sektorin e financës, konkurrueshmërisë dhe inovacionit pranë Bankës botërore, u shpreh se aktualisht po punohet për harimin e një ligji i cili ka në fokus croëdfunding, apo të ashtuquajtur financim kolektiv apo në grup.

“Që prej 2024, ne jemi duke punuar për hartimin e një ligji i cili konvergjon dhe transposon rregulloren europiane për croëdfounding e cila është aprovuar në vitin 2020, dhe ky ligj ka për synim të plotësojë kuadrin rregullator, dhe të sjellë një linjë të re financimi për start up dhe bizneset mikro të vogla e të mesme. Kjo është pjesë e kapitullit 9 për shërbimet financiare. Ky ligj do të sjellë tre benefite në tregun shqiptar. Së pari do të hap një shteg të ri financimi për bizneset, e dyta do të krijojë një klasë të re investitorësh për Shqipërinë dhe duhet të ketë një mënyrë investimi edhe për njërëzit e zakonshëm, dhe e treta do të këtë mundësi që të krijoj lidhje më të forta ndërkombëtare, sepse mendojmë që dhe diaspora është një burim shumë i mirë investimi.”

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e BERZH, theksoi se fokus i operimeve të BERZH janë ndërmarrjet e vogla, mikro e të mesme, në investime të gjelbra, inovacion etj.

“BERZH ka në mandatin e saj si fokus të veçantë mbështetjen e sipërmarrjeve ku ne operojmë. Mbi 60% e investimeve tona janë nga sipërmarrjet private, qoftë nga banka partnere, qoftë drejtpërdrejtë investime të BERZH. Në BERZH, pjesa e invesimeve të gjelbra, pjesa e inovacionit, ka qenë në linjat tona të operimeve prej vitesh.”

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat