Shqipëria Postuar më 19 Mars 2025, 18:00

Rritja e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe-Hasani në Londër: Thellim i marrëdhënieve në energji, infrastrukturë, turizëm e bujqësi

Nga Ola Mitre

Rritja e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe-Hasani në

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar në Londër me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy dhe Ministrin e Shtetit për Evropën, Amerikën e Veriut dhe Territoret e Jashtme, Stephen Doughty. 

Në fokus të takimit kanë qenë forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe, shkëmbimet parlamentare, mbështetja e vazhdueshme e Mbretërisë së Bashkuar për integrimin evropian të Shqipërisë, Samiti i ardhshëm i Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë më 16 Maj 2025, si dhe thellimi i bashkëpunimit në fusha strategjike si energjia, infrastruktura, turizmi dhe bujqësia.

“Po ashtu, diskutuam për rritjen e bashkëpunimit në funksion të sigurisë rajonale, rikonfirmuam angazhimin e përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin shumëpalësh në organizatat ndërkombëtare, si dhe inkurajuam shtimin e investimeve britanike në Shqipëri në sektorë kyç dhe me interes të ndërsjellë”, - u shpreh Hasani, pas takimit.

Hasani zhvilloi një takim edhe me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce. Takimi u fokusua në forcimin e angazhimit të përbashkët për stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Përgjatë qëndrimit në Londër, ministri zhvilloi edhe njërë takimesh të tjerë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat