Shqipëria Postuar më 14 Korrik 2025, 13:08

Rritja e aftësive në instalimin e paneleve diellore - Vasili: Shkollat profesionale kanë rritur interesin për aftësitë e “gjelbra”

Nga Ola Mitre

Rritja e aftësive në instalimin e paneleve diellore - Vasili:

Teksa tregu i punës ka nevojë për punonjës të specializuar në fushën e energjive të rinovueshme, shkollat e arsimit dhe formimit profesional kanë rritur interesin për programe që kanë në fokus çështjet e Tranzicionit të Gjelbër.

Renato Vasili, nga Fondi Rajonal i Sfidave thotë se shumë prej aplikimeve që kryhen për mbështetje financiare pranë Fondit, kanë në fokus rritjen e aftësive në instalimin e paneleve diellore, eficiencës së energjisë, etj. 

“Ne kemi vënë re dhe në aplikimet që marrim se ka një tendencë në rritje dhe ndërgjegjësim për të gjithë çështjet që kanë të bëjnë me Tranzicionin e Gjelbër. Në shumë programe ne e shohim në dy aspekte: ka komponentë të aftësive për “green”, të cilat janë futur në programe jo vetëm për energjinë, por edhe në programe të tjera, ashtu sikurse ka edhe programe të dedikuara për instalues të paneleve diellore apo edhe ekspertë për eficiencën e energjisë”, - shprehet Vasili.

Fondi Rajonal i Sfidave është një strukturë financimi e projektuar për të rritur punësimin e të rinjve dhe për të nxitur konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes financimit të ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional, që adresojnë nevojat për aftësi në bashkëpunim me kompanitë.

Grantet jepen nëpërmjet mekanizmit të thirrjeve të hapura dhe nga 3 thirrjet e para aktualisht janë shpallur 21 projekte fituese, me vlerë 10.5 mln euro. Fondi Rajonal i Sfidave financohet nga qeveria gjermane dhe ajo zvicerane.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat