Shqipëria Postuar më 10 Prill 2026, 10:13

Rritet volumi i shërbimeve online për sipërmarrjet - A po rritet komunikimi digjital mes bizneseve dhe QKB?

Nga Diamila Leka

Rritet volumi i shërbimeve online për sipërmarrjet - A po rritet

Drejtoria e Asistencës Online dhe Trajtimit të të Dhënave pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit ka përballuar një volum të lartë kërkesash dhe komunikimi me bizneset gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare, nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2025, janë trajtuar 19 488 emaile të mbërritura përmes kanaleve zyrtare të komunikimit. Paralelisht, përmes linjës telefonike janë asistuar 12 374 subjekte, të cilat kanë marrë informacion mbi procedurat e aplikimit në portalin e-Albania, dokumentacionin e nevojshëm si dhe ecurinë e aplikimeve.

Ndërkohë, shërbimet online kanë njohur gjithashtu një përdorim të gjerë. Janë dhënë 3 971 përgjigje përmes shërbimit “Chat”, ndërsa 455 kërkesa janë trajtuar përmes sistemit “Ticket”. Gjatë këtij viti janë administruar edhe 12 316 shkresa, hyrëse dhe dalëse, ndërsa 2 727 aplikime janë hapur kryesisht me kërkesë të palëve të treta.

Në funksion të transparencës dhe shërbimit ndaj subjekteve, QKB ka trajtuar brenda afateve ligjore 321 kërkesa për pajisjen me kopje të njëjta me origjinalin të dosjeve elektronike. Po ashtu, në bashkëpunim me administratën tatimore, janë dërguar 3 732 çertifikata çregjistrimi për subjektet përkatëse, gjithmonë brenda afateve të përcaktuara.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, QKB ka përpunuar kërkesa për informacion nga institucione si Prokuroria, Gjykatat, KLGJ dhe të tjera, duke kthyer 1 670 përgjigje shkresore gjatë vitit 2025. Gjithashtu, janë trajtuar 47 kërkesa në bazë të ligjit për të drejtën e informimit. Qendra Kombëtare e Biznesit thekson se të gjitha kërkesat e administruara gjatë këtij viti janë trajtuar në përputhje me afatet dhe kuadrin ligjor në fuqi, duke garantuar shërbim të qëndrueshëm dhe transparent për biznesin.

 

Shqipëria 10 Prill Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë në vlera relativisht konstantë teksa është blerë sot me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat