Rritet treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit - Vrojtimi i BSH: Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar me rritje

Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 0.4 pikë në muajin dhjetor. Megjithatë, niveli aktual qëndron rreth 6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e këtij muaji u ndikua kryesisht nga dobësimi i treguesve në sektorët e shërbimeve dhe të industrisë. Rritje regjistroi treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit.
Treguesi i besimit të industrisë regjistroi një rënie të lehtë me 0.2 pikë përqindje në muajin dhjetor, i ndikuar nga pritjet në rënie për porositë nga eksportet. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për punësimin në të ardhmen kanë regjistruar rritje, ndërkohë që çmimet e produkteve që do të prodhojnë në të ardhmen priten të mbeten pothuajse të njëjta.
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 4.5 pikë përqindje. Në rritjen mujore ndikuan të dy komponentët, si vlerësimi i bizneseve për aktivitetin ndërtues dhe ai i porosive aktuale. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar me rritje.
Treguesi i besimit në shërbime ra me 2.8 pikë përqindje në muajin dhjetor, ndikuar nga vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, dhe për nivelin aktual të kërkesës. Pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen janë rishikuar për poshtë, ndërkohë që janë rishikuar për lart çmimet në të ardhmen.
Treguesi i besimit në tregti regjistroi një vlerë thuajse të njëjtë me atë të muajit të kaluar. Niveli qëndron rreth 9 pikë përqindje mbi mesataren historike. Vlera aktuale u ndikua nga vlerësimet në rënie të ecurisë aktuale të biznesit dhe në rritje të pritjeve për punësimin, ndërsa pritjet për ecurinë e biznesit dhe për çmimet në të ardhmen regjistruan rënie.
Treguesi i besimit konsumator nuk pësoi ndryshime krahasuar me muajin e kaluar, duke qëndruar rreth 1.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Vlerësimi për situatën ekonomike në të ardhmen dhe blerjet aktuale në shuma të mëdha u rritën këtë muaj, ndërkohë, në kahun tjetër, pritjet për situatën financiare dhe blerjet e mëdha ishin më pak optimiste. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për poshtë.
Të dhënat me frekuencë tremujore tregojnë se gjendja financiare dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve e bizneseve u përmirësuan në tremujorin e katërt. Në veçanti, në sektorët e industrisë dhe ndërtimit, balanca e gjendjes financiare regjistroi rritje, ndërkohë që në dy sektorët e tjerë, ky tregues u pakësua. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve ra në sektorët e industrisë, ndërtimit dhe u rrit në sektorin e shërbimeve dhe atë të tregtisë.
Viti nis pozitivisht për valutat e huaja – Forcohen Dollari, Euro, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur vitin pozitivisht duke fituar pikë krahasuar me vitin që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 81.5 lekë dhe është shitur me......
Britania regjistroi vitin më të nxehtë në 2025 - Temperatura mesatare vjetore ishte 10.09 gradë Celsius
Britania përjetoi vitin e saj më të nxehtë dhe me diell të regjistruar ndonjëherë në 2025-ën, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit 2022, ndërsa......
Prodhimi i naftës bruto në Venezuelë pritet të rritet - Analistët thonë se në vitet e ardhshme do të ulet çmimi global
Prodhimi i naftës bruto në Venezuelë pritet të rritet, duke shtuar furnizimin global dhe ndikuar në çmimet në periudhë afatgjatë, thanë analistët. Forcat......
Inflacioni i nxitur nga inteligjenca artificiale - Do të jetë rreziku më i madh për vitin 2026, sipas investitorëve
Tregjet globale të aksioneve, të cilat janë të mbushura me euforinë e inteligjencës artificiale në fillim të vitit 2026, mund të jenë duke shpërfillur një......
Hendeku gjinor i pensioneve në Evropën - Në BE gratë marrin dukshëm më pak se burrat
Hendeku gjinor në paga është një fenomen i vëzhguar mirë në të gjithë Evropën. Në BE, gratë fitonin 12% më pak se burrat në vitin 2023, sipas Eurostat, që do......
Venezuela kërkon bashkëpunim nga SHBA - Pasi Trump thotë se sulme të mëtejshme janë të mundshme
Presidentja në detyrë e Venezuelës ofroi bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në një agjendë të fokusuar në "zhvillim të përbashkët", duke përdorur një ton......
Shqipëria, vendi i mosbesimit ndaj tjetrit/ RCC: Rezultojmë shteti me nivelin më të ulët të besimit ndërpersonal në rajon
A mund t’u besohet njerëzve? Përgjigjet e qytetarëve shqiptarë për këtë pyetje janë shumë konkrete, por edhe mjaft pesimiste. Të dhënat e Barometrit të......
Nisin punimet në Llixhat e Bënjës, Përmet/ Rama: Kushte për të pritur vizitorët në natyrën magjepsëse
Një nga pikat turistike më të vizituara në Përmet, Llixhat e Bënjës i janë nënshtruar një procesi rikualifikimi, që pritet të përfundojë në mars të këtij......


