Shqipëria Postuar më 29 Maj 2025, 10:50

Rritet siguria në shkolla - Certifikohen 77 oficerë të rinj, duke arritur në një total prej 400

Nga Hamit Yzeiraj

Rritet siguria në shkolla - Certifikohen 77 oficerë të rinj, duke

Certifikohen 77 oficerë të rinj sigurie, që do të shërbejnë në institucionet e arsimit parauniversitar. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha se këta oficerë do të shërbejnë në institucionet arsimore, duke garantuar më shumë siguri për nxënësit.

“Përmes vendimit të fundit të Qeverisë që ne kemi miratuar, i kemi hapur rrugën rritjes së numrit të oficerëve të sigurisë në shkolla, duke vendosur që në shkollat të cilat kanë një numër më shumë se 900 nxënës të kemi dy oficerë të sigurisë dhe në shkollat me të paktën 350 nxënës të kemi një oficer sigurie në shkollë. Ky raport përmirësohet, pra, numri i nxënësve dhe oficerëve të sigurisë në shkolla nga niveli që kemi sot me rreth 270 oficerë sigurie, të rritet në 400 oficerë të sigurisë në shkolla, përfshirë dhe arsimin profesional, ku dhe aty kemi përfshirë për herë të parë rolin e oficerit të sigurisë në shkollë.

Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha se me paketën “Siguria në Shkolla”, po ndërtohet një sistem ku arsimi cilësor dhe siguria ecin bashkë, çdo ditë, në çdo shkollë të Shqipërisë.

“Ky rrjet i ri sigurie mbështetet nga teknologjia moderne që po vihet në funksion përmes projektit “Smart City”, patrullat policore, edukimi për rreziqet që në moshë të vogël dhe bashkëpunimi institucional”.

Në fund Ministrja Manastirliu tha se teknologjia dhe inovacioni po bëhen pjesë e zgjidhjeve për rritjen e sigurisë në shkolla.

 

Mendimi juaj

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat