Rritet prodhimi vendas i energjisë elektrike/ 3-mujori, INSTAT: Eksportet u dyfishuan, importet ranë me 57.4%

Tremujori i parë i vitit 2026 ka rezultuar pozitiv për sektorin energjetik në vend, teksa përmirësimi i situatës hidrike ndikoi në rritjen e ndjeshme të prodhimit vendas të energjisë elektrike. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, gjatë periudhës janar – mars 2026 prodhimi neto vendas arriti në 3.647 GWh, nga 2.234 GWh në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke shënuar një rritje me 63.2%.
Sipas INSTAT, 45.7% e prodhimit vendas u gjenerua nga hidrocentralet publike, 47.3% nga hidrocentralet private dhe koncesionare, ndërsa 7% nga centralet fotovoltaike.
Rritja e prodhimit vendas ka ndikuar në uljen e ndjeshme të importeve të energjisë elektrike. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 importi arriti në 327 GWh, nga 767 GWh në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke rënë me 57.4%.
Ndërkohë, eksportet e energjisë elektrike u rritën ndjeshëm. Sipas INSTAT, gjatë janar – mars 2026 eksporti bruto arriti në 1.503 GWh, nga 732 GWh në tremujorin e parë të vitit 2025, duke shënuar një rritje me 105.4%.
Edhe energjia në dispozicion u rrit me 8.9% gjatë kësaj periudhe, ndërsa përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët arriti në 1.954 GWh, nga 1.791 GWh një vit më parë, ose 9.1% më shumë. Në këtë rritje ndikuan si konsumatorët familjarë, ashtu edhe ata jo familjarë.
Ndërkaq, humbjet në rrjet u rritën me 8%, duke arritur në 516 GWh, nga 478 GWh në tremujorin e parë të vitit 2025. Sipas INSTAT, humbjet në transmetim u rritën me 31.9%, ndërsa ato në shpërndarje me 5.1%.
Karburantet marrin tjetër ulje - Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja tavan për karburantet në vend, duke vendosur ulje të mëtejshme të çmimit të gazoilit dhe benzinës në tregun......
“Porta e Alpeve”, investimi 100 milionë euro që synon transformimin e Shkodrës dhe veriut të vendit
Në Parlament pritet të miratohet kredia për projektin strategjik “Porta e Alpeve”, një program investimesh me vlerë 100 milionë euro, i financuar nga Banka......
Edhe 10 ditë afat për instalimin e POS/POI - Tatimet apel bizneseve të zbatojnë detyrimin cashless
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rikujtuar se kanë mbetur edhe 10 ditë nga afati ligjor për zbatimin e detyrimit të pagesave elektronike (cashless)......
Hoxha takim me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së: Angazhim për të thelluar reformat
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me delegacionin e Bashkimit Evropian në vendin tonë, zhvilluan një diskutim me ambasadorët e......
Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan humbet pikë. Forcohen Paundi e Franga
Dollari amerikan e ka nisur këtë ditë të enjte negativisht duke pësuar kështu një zbritje të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është......
IA po hyn me shpejtësi në vendet e punës/ Përdorimi në Shqipëri u rrit me 2.7% gjatë vitit 2026. Tejkalojmë mesataren globale
Inteligjenca artificiale po kthehet me shpejtësi në “energjinë” e re të ekonomisë globale, duke ndryshuar mënyrën se si njerëzit punojnë, mësojnë dhe......
Britania, marrëveshje tregtare me shtetet e Gjirit Persik - Ekonomia e vendit pritet të përfitojë rreth 3.7 miliardë paund
Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje tregtare me një grup prej gjashtë shtetesh të Gjirit Persik, e cila do të ketë një vlerë prej 3.7 miliardë......
Shërbimet TIK do të klasifikohen sipas kompleksitetit - Marzhe të reja për shërbimet e sigurisë kibernetike në administratë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin “Për përcaktimin e rregullave për pagesat e shërbimeve të ofruara nga shoqëria “Albanian Digital Solution”, sh.a.,......


