Rritet prodhimi i materialeve mjedisore - INSTAT: U nxorr 20.5 mln ton, varësia nga importi përllogaritet në 21.1%
Lënda e parë e nxjerrë nga burimet e brendshme natyrore, u rrit me 1.3% gjatë vitit 2023, në raport me 1 vit më parë, duke arritur në 20.5 mln ton. Instituti i Statistikave ka publikuar Llogaritë e Flukseve të Materialeve Mjedisore për vitin 2023, me sasinë totale të materialeve që përdoren direkt në ekonomi, ku përfshihen biomasa, mineralet metalike dhe jometalike dhe materialet fosile të energjisë.
Sipas të dhënave nga INSTAT, mineralet jo metalike zënë 53% të totalit, ndërsa pas tyre vjen biomasa me 33%. Biomasa përfshin materialet organike jo fosile me origjinë biologjike dhe sipas përkufizimeve të Llogarive të Flukseve të Materialeve Mjedisore është lënda e parë e nxjerrë nga të gjithë produktet bujqësore, peshqit dhe kafshët e gjuetisë.
Ndërkaq, 8% e strukturës së burimeve të brendshme natyrore zihet nga mineralet metalike dhe 6% nga materialet e energjisë fosile, sikurse janë burimet e naftës.
Pralelisht, INSTAT bën me dije se importet e materialeve mjedisore, në vitin 2023 arritën një vlerë prej rreth 5,5 milionë tonë, apo 8.19% më shumë se viti 2022. Ndikimin më të madh në këtë rritje e kanë dhënë “mineralet dhe koncentratet metalike” me një rritje prej 10,80 % dhe “materialet fosile të energjisë” me 9,37 %.
Ndërkohë që, eksportet e materialeve mjedisore në vitin 2023 arritën një vlerë prej rreth 4,2 milionë tonë, duke pësuar një rritje prej 8,53 %, krahasuar me vitin 2022.
Gjatë vitit 2023, varësia nga importi i materialeve u vlerësua në 21,1 %, duke shënuar një rritje prej 1,1 pikë përqindje, në krahasim me një vit më parë. Gjatë periudhës 2019 – 2023 varësia nga importi i materialeve ka variuar në kufijtë prej 17,8 % në vitin 2019, deri në 21,2 % në vitin 2023.
Në vitin 2023, materialet fosile të energjisë kishin varësinë më të lartë nga importi, me rreth 48,3 %, të ndjekura nga mineralet dhe koncentratet metalike me 43,3 %.
Sondazh

Qeveria propozon paketën e “Paqes Fiskale” - Rama: Nuk është një program elektoral. Do të ulim infomalitetin
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi paketën për “Paqen Fiskale”, gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të biznesit në Elbasan. “Nuk është......

Shitjet e makinave evropiane rriten në mars - Automjetet elektrike “kompensojnë” rënien e atyre me naftë
Shitjet e makinave të reja në Evropë u rritën me 2.8% në mars, të nxitura nga rritjet dyshifrore në Britani dhe Spanjë. Të dhënat e industrisë treguan se një......

“Shqipërinë Madhështore e nisim nga dhembshuria” - Sali Berisha prezanton kandidatët e PD-ASHM në Himarë
Sali Berisha ka prezantuar kandidatët për deputetë të koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Himarë. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, u shpreh......

“Do të ofrohen shërbime publike ndërkufitare” - Synimi i Kornizës së Ndërveprimit, përparimi në tregun e vetëm digjital evropian
Administrata publike shqiptare do të bashkëpunojë me administratat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe ofrimin......

Prodhimi diellor, 32% rritje në vitin 2025 - Evropa, në rrugën e duhur për të thyer rekordin e vitit të kaluar
Prodhimi i energjisë elektrike diellore në Evropë gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 u rrit me mbi 30% krahasuar me të njëjtët muaj në 2024-ën, duke......

Segmenti rrugor Plepa–Rogozhinë/ ARRSH: Ka përfunduar riparimi i shtresës asfaltike!
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se ka përfunduar ndërhyrja në segmentin rrugor Plepa–Rogozhinë, me një gjatësi prej rreth 33 kilometrash, pjesë......

Hotelet në bregdet, gati për turistët - Importojnë 140 ton çadra në një muaj. Bizneset nxitojnë për të kapur sezonin
Jo vetëm për sigurimin në kohë të fuqisë punëtore, por edhe për përgatitjen infrastrukturore, resortet, hotelet dhe stacionet e plazhit përgjatë vijës......

Bujqësia, drejt standardeve ndërkombëtare - Skema Kombëtare 2025 mbështet certifikimin GLOBAL GAP
Fermerëve shqiptarë do t’u ofrohet mbështetje për certifikimin GLOBAL GAP për të rritur standardet e prodhimit. Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi për......