Rritet përpunimi i mallrave në Portin e Durrësit - 2.4 mln ton në 7 muaj. Transporti me kontejnerë, me ritmin më të lartë

Porti i Durrësit ka shënuar një rritje të aktivitetit gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual Durrës, gjatë periudhës janar-korrik janë përpunuar rreth 2.4 milionë tonë mallra, duke regjistruar një rritje prej 6.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Në këtë ecuri, peshën kryesore e ka rritja e transportit me konteinerë, ku volumi i përgjithshëm i mallrave të konteinerizuara, importe dhe eksporte së bashku, është rritur me rreth 28%, duke e bërë këtë segment një nga treguesit kryesorë të zgjerimit të aktivitetit tregtar në port.
Sipas APD-së, transporti me konteinerë vijon të jetë segmenti me ritmin më të lartë të zgjerimit.
Nga ana tjetër, vetëm në terminalin e konteinerëve, gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti janë përpunuar mbi 1.5 milionë tonë mallra. Shifrat tregojnë se transporti me konteinerë po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në aktivitetin e Portit të Durrësit dhe në lëvizjen e mallrave përmes kësaj nyjeje të rëndësishme të transportit detar.
Në total, 2.4 milionë tonë mallra janë përpunuar në periudhën janar-korrik, krahasuar me janar-korrikun e vitit 2025, Porti i Durrësit ka regjistruar një rritje prej 6.7%.
Rritja e volumit të konteinerëve sinjalizon një aktivitet më të lartë në qarkullimin e mallrave dhe në transportin detar përmes Portit të Durrësit.
Shifrat e shtatë muajve të parë të vitit 2026 konfirmojnë një tendencë pozitive, me rritje si në volumin e përgjithshëm të mallrave të përpunuara, ashtu edhe në atë të mallrave të konteinerizuara.
Volkswagen, shkurtim deri 100,000 vende pune - Industria gjermane e makinave po përballet me krizë të thellë strukturore
Drejtuesit e Volkswagen po zhvillojnë takime urgjente me punëtorët këtë javë, për të diskutuar programin më radikal të uljes së kostove deri më tani. Mund të......
Debati për industrinë e pastër në Evropë - Ambicia e BE vë përballë Francën kundër Gjermanisë
Ambicia e kahershme e Bashkimit Evropian për t'u bërë një fuqi e pastër industriale do të përballet me një provë të madhe këtë vjeshtë, ndërsa ligjvënësit......
Më pak barriera për profesionistët - Rregulla të reja për njohjen e kualifikimeve me BE-në pas anëtarësimit
Mjekët, infermierët, farmacistët, arkitektët dhe profesionistë të tjerë të rregulluar mund të kenë në të ardhmen procedura më të thjeshta për njohjen e......
“Do të ringjallim ekonominë e Gjermanisë” - Kancelari Merz: Reforma miqësore për biznesin, rritje e shpenzimeve qeveritare
Kancelari Friedrich Merz u zotua të ringjallë ekonominë gjermane, që sipas tij do të arrijë një rritje prej të paktën 1% vitin e ardhshëm falë reformave......
Carney, fjalim në Parlamentin Europian - BE dhe Kanadaja synojnë të forcojnë marrëdhëniet tregtare dhe politike
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney do të mbajë një fjalim në Parlamentin Europian muajin e ardhshëm, ndërsa Kanadaja dhe BE-ja po përpiqen të krijojnë......
Rreth 41 mld euro kosto shtesë nga karburantet fosile - Kriza e Hormuzit ekspozon cënueshmërinë e energjisë në BE
Holanda, Italia, Franca dhe Spanja janë ndër dhjetë vendet më të prekura nga kostot shtesë të importit të lëndëve djegëse fosile të shkaktuara nga......
Të ardhurat buxhetore, ministri Petrit Malaj: Synojmë rritje me 1.2 miliard euro karahasuar me 2024
Objektivi i Ministrisë së Financave është që të ardhurat buxhetore të këtij viti të rriten me 1.2 miliard euro, krahasuar me vitin 2024. Këtë objektiv e ka......
Shqipëria Sociale, Koçiu: Fokusi kryesor i qeverisë nis me strehimin për çiftet dhe familjet e reja
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetin e ri të qeverisë për sezonin politik, me fokus te përmirësimi i cilësisë së jetës së......

