Shqipëria Postuar më 16 Shtator 2025, 10:01

Rritet përdorimi i shërbimeve elektronike në e-Albania/ Vërtetimi online i detyrimeve financiare, 189 mijë aplikime vetëm në 2025

Nga Ernilda Luzi

Rritet përdorimi i shërbimeve elektronike në e-Albania/

Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e aksesit të qytetarëve dhe subjekteve në shërbime publike, platforma shtetërore e-Albania ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të përdorimit të shërbimit elektronik për vërtetimin e pagesës së detyrimeve financiare.

Ky dokument, i cili gjenerohet në mënyrë automatike dhe ka vlefshmëri ligjore, u shërben individëve dhe subjekteve juridike për të aplikuar për licenca, tendera, apo procedura të tjera administrative, duke eliminuar nevojën për t’u paraqitur fizikisht nëpër sportele dhe duke reduktuar ndjeshëm kohën e përpunimit të aplikimeve.

Që nga viti 2017-të, janë realizuar afro 580 mijë aplikime. Vetëm gjatë periudhës janar–gusht 2025 janë kryer 189,290 aplikime, një tregues i qartë i shkallës së lartë të adoptimit të shërbimeve online nga qytetarët dhe bizneset shqiptare. Ndërsa, përgjatë periudhës janar- gusht 2024 janë kryer 182.411 aplikime.

Platforma e-Albania mbetet një mjet i rëndësishëm në modernizimin e shërbimeve publike, duke kontribuar në transparencë, efikasitet dhe uljen e burokracive. Gjithashtu, mbetet një platformë që vazhdon të përmirësojë cilësinë dhe qasjen ndaj administratës publike në funksion të qytetarit.

Çdo individ mjafton të kenë një llogari aktive në e-Albania dhe brenda pak minutash dokumenti elektronik vjen direkt në profilin e tyre personal, me vlefshmëri të plotë ligjore.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......