Rritet numri i rasteve të krimit kompjuterik - Dokuzi: Në fokus sektori financiar, por edhe informacioni privat
Zhvillimi i teknologjisë viteve të fundit ka thjeshtuar shtigjet për të huajt, por edhe për shqiptarët, për të zgjeruar aktivitetin e krimit kibernetik.
Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, gjatë vitit të kaluar janë evidentuar 1,210 vepra penale në fushën e krimit kibernetik, ose 58% më shumë se në vitin 2023.
Shahin Dokuzi, ekspert i IT-së u shpreh se “Sulmet po rriten dita-ditës dhe po shtrihen gjerësisht në internet. Më së shumti preket sektori financiar, por së fundmi është rritur ndjeshëm edhe rreziku për sektorin e sigurisë fizike, pasi Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe të tjerët duan ta sulmojnë. Gjithashtu janë shtuar sulmet që synojnë informacionin privat të qytetarëve në Shqipëri.”
Pjesa më e madhe e këtyre veprave penale janë zbuluar nga organet kompetente plot 732 raste, që përbëjnë 61% të totalit, ose 319 raste më shumë se një vit më parë. Kjo tregon për një efikasitet më të lartë të strukturave përgjegjëse.
“Qeveria ka marrë masa me krijimin e AKSK-së (Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike), duke nxitur bizneset të implementojnë të gjitha certifikimet e nevojshme për sigurinë kibernetike, si dhe duke rritur kontrollin”, tha ai.
Gjatë vitit të kaluar u realizuan 55 operacione policore në fushën e krimit kibernetik, prej të cilave 3 u zhvilluan në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.
Sondazh

“Fitues në tenderë, ofertat më të larta” - KPP rrëzon vendimet e institucioneve, buxhetit të shtetit iu kursyen rreth 536 mln lekë
Gjatë vitit 2024 institucionet shtetërore shpallën fitues në tenderë kompani me oferta ekonomike më të larta, duke rrezikuar që nga buxheti i shtetit të......

Abuzimet me taksat, rritet numri i procedimeve penale - Gjeografia e të pandehurve, kryeson fshehja e të ardhurave
Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet në vitin 2024 kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Referuar raportit vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm,......

4 skanerë të rinj në aeroportin e Rinasit dhe në pikat doganore Kapshticë, Kakavijë e Sarandë
Katër pajisje të reja skaneri për kryerjen e kontrollit të bagazheve të pasagjerëve në mënyrë të shpejtë dhe efikase janë vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar......

Tarifat “godasin” 380 mld euro mallra të BE-së - Blloku përgatit kundërmasat për të “detyruar” SHBA-në të negociojë
Bashkimi Evropian vlerëson se tarifat globale gjithëpërfshirëse të Donald Trump do të zbatohen për rreth 70 për qind të eksporteve të bllokut në Shtetet e......

Rrjetet sociale, terren i artë për reklamuesit/ “Klasikët” sigurojnë marketingun më të gjerë në Shqipëri
Mediat sociale janë bërë një pjesë thelbësore e jetës së përditshme në Shqipëri, duke ofruar jo vetëm komunikim dhe argëtim, por edhe një terren të artë për......

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, në rehabilitim - Kreditë 120.5 mln euro me BEI dhe BERZH drejt miratimit final
Kreditë për rehabilimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë po shkojnë drejt miratimit duke i hapur rrugë tenderit të punimeve. Kosto totale e projektit......

Serbia “përgatit” qeverinë e re - Kush është i përzgjedhuri i Vuçiç për të drejtuar vendin?
Serbia do të ketë një qeveri të re deri më 18 prill me Đuro Macut që do të jetë kryeministër, njoftoi presidenti Aleksandar Vuçiç. Qeveria e mëparshme e......

Pastrimi i parave, rreth 1632 raste të dyshimta - Raporti: 10.7 mln euro pasuri e bllokuar. Origjina, nga trafikimi i lëndëve narkotike
Gjatë vitit të kaluar janë raportuar më pak raste të dyshimta për pastrim parash dhe financim të terrorizmit. Sipas raportit vjetor të Agjencisë së......