Rritet numri i legalizimeve - ASHK: 31,234 qytetarë janë pajisur me certifikatë pronësie

Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se, gjatë periudhës janar–maj 2026 janë trajtuar 343 mijë e 613 shërbime kadastrale përmes platformës e-Albania në katër Drejtoritë Vendore të Tiranës.
Gjatë kësaj periudhe, 31 mijë e 234 qytetarë janë pajisur me certifikatë pronësie, duke përfunduar procedurat për regjistrimin dhe dokumentimin e pronës së tyre. Ndërkohë, procesi i legalizimit të ndërtimeve informale po vijon, ku janë legalizuar 4 mijë e 336 objekte banimi.
Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të legalizimeve krahasuar me dy vitet e fundit. Në vitin 2024 u legalizuan 699 objekte, ndërsa në vitin 2025 ky numër u rrit në 2 mijë e 675. Në vetëm pesë muajt e parë të vitit 2026, numri i objekteve të legalizuara ka arritur në 4 mijë e 336, duke tejkaluar ndjeshëm rezultatet e viteve pararendëse.
Përmes platformës elektronike janë përpunuar kërkesa për regjistrime pronash, certifikata pronësie, verifikime dokumentacioni, aplikime për legalizime dhe shërbime të tjera që lidhen me administrimin e pasurive të paluajtshme.
Këto shifra pasqyrojnë vijimin e procesit të digjitalizimit të shërbimeve, përshpejtimin e procedurave administrative dhe angazhimin për t'u ofruar qytetarëve shërbime më të shpejta, më transparente dhe më efikase.
Tre kompani në garë për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit - Finalistët, mes 16 pjesëmarrësve. Ofertat financiare pritet të përcaktojnë fituesin e kontratës
Gara për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë - Hani i Hotit ka hyrë në fazën përfundimtare, teksa Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka......
“Ulni çmimet e karburanteve!” - Trump paralajmëron shitësit me pakicë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se shitësit me pakicë të karburanteve duhet t'i ulin menjëherë çmimet dhe paralajmëroi se do të ketë "probleme të......
BE dhe Kina, drejt marrëveshjes tregtare - Caktohet një afat deri në tetor për të adresuar një sërë çështjesh
Bashkimi Evropian dhe Kina caktuan një afat deri në tetor për të bërë përparim në mosmarrëveshjet tregtare, ndërsa tensionet rriten midis dy fuqive......
Energjia diellore po përballet me vështirësi - Spanja shqyrton ndihmën financiare për industrinë
Qeveria spanjolle po shqyrton nëse duhet t'i ofrojë mbështetje financiare industrisë vendase të energjisë diellore që po përballet me mbifurnizim dhe çmime......
“Evropa po bëhet më elastike ndaj goditjeve ekonomike” - Lagarde: Rregullore më të mira bankare dhe fiskale
Evropa po bëhet më pak e ndjeshme ndaj goditjeve të jashtme falë një kuadri më të mirë financiar dhe progresit në tranzicionin e gjelbër, tha presidentja e......
Çfarë i shtyn punonjësit të japin dorëheqjen? - Arsyet kryesore sipas studimit të Randstad Research
Sondazhi global i Randstad mbi Markën e Punëdhënësit tregon se një paketë kompensimi e pakënaqshme mbetet arsyeja më e rëndësishme që punonjësit të largohen......
Ministri Nufi në Athinë: Më shumë bashkëpunim në siguri dhe menaxhim të emergjencave civile
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë, ku u mikprit përzemërsisht nga homologu i tij, Ministri......
Ministrja Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit me 3,71% në 3M1 2026, mbi mesataren e rajonit dhe BE
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi sot një konferencë për shtyp, ku prezantoi ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe treguesit......



