Shqipëria Postuar më 31 Mars 2025, 12:40

Rritet numri i ankesave për tenderat pranë KPP - Sa para’ do të depozitohen në buxhetin e shtetit? 

Nga Diamila Leka

Rritet numri i ankesave për tenderat pranë KPP - Sa para’ do

Në rritje janë paraqitur ankesat e Operatorëve Ekonomikë, ndaj procedurave tenderuese në Komisionin e Prokurimeve Publike. Sipas Buletinit të muajit shkurt, janë regjistruar në komision 75 ankesa gjithsej, por për çfarë janë ankuar më shumë?

Duke ju referuar ankesave sipas fazës së procesit për të cilën është paraqitur ankimi, ndahen në 45 për Vlerësim ofertash, 29 për Dokumente Standarde të Tenderit dhe 1 për të tjera. Por, ankesat sipas llojit të kontratës, ndahen në 45 për mall, 27 për shërbime, dhe 3 për punë publike.

Numrin më të lartë të ankesave e ka pushteti vendor, nga ku janë llogaritur 35 të tilla, 11 nga pushteti qëndror, 25 nga shoqëritë aksionere dhe 4 të pavarur. Ndërsa, numrin më të lartë të ankesave sipas qarqeve, kryeson qarku i Tiranës, më pas ai i Elbasanit, i Durrësit etj.

Por cilat janë tarifat financiare për muajin shkurt?

Sipas Buletinit, tarifa financiare të arkëtuara si garanci për procedura prokurimi janë përllogaritur rreth 17.1 milionë lekë, ndërsa tarifa financiare të kthyera ndaj Operatorët Ekonomikë në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit, janë përllogaritur 15.1 milionë lekë, ndërsa tarifa financiare për t’u derdhur në Buxhet të Shtetit në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit janë 5.6 milionë lekë gjithsej.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat