Rritet ndjeshëm prodhimi i energjisë 3-mujori - 2026/ Shtohen edhe eksportet, të favorizuara nga kostot e karbonit

Prodhimi i energjisë elektrike pësoi rritje të ndjeshme në 3 muajt e parë të këtij viti, e nxitur kryesisht nga kushtet e favorshme hidrike. Sipas një raporti të sapopublikuar nga Komuniteti i Energjisë, prodhimi nga hidrocentralet në vend u rrit me rreth 70% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 3.27 tWh nga 1.93 tWh. Kjo rritje ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e eksporteve të energjisë elektrike drejt vendeve fqinje.
Të dhënat tregojnë se vendi ynë ka zgjeruar ndjeshëm eksportet në të gjitha drejtimet, përfshirë Greqinë, Kosovën dhe Malin e Zi, duke realizuar një rritje neto prej rreth 1.2 tWh në krahasim me vitin 2025.
Një faktor që ka ndikuar në këtë performancë është edhe struktura e prodhimit të energjisë në Shqipëri, e bazuar pothuajse tërësisht në burime hidrike, çka e bën energjinë shqiptare më konkurruese në tregjet rajonale. Sipas raportit, kjo energji nuk i nënshtrohet kostove shtesë të mekanizmit të ri europian për karbonin (CBAM), duke i dhënë Shqipërisë një avantazh krahasuar me vendet që prodhojnë energji nga qymyri.
Rritja e prodhimit dhe eksporteve nga Shqipëria ka ndikuar edhe në ndryshimin e rrugëve të tregtisë së energjisë në rajon, ku një pjesë e energjisë shqiptare është kanalizuar drejt tregjeve të Bashkimit Evropian përmes Greqisë dhe korridoreve të tjera rajonale.
Megjithatë, raporti paralajmëron se këto zhvillime shoqërohen edhe me sfida për stabilitetin e rrjetit dhe koordinimin rajonal, për shkak të rritjes së flukseve ndërkufitare dhe ndryshimeve në modelet e tregtisë së energjisë.
Kancelari Merz, një vit në detyrë - Përballë krizës së thellë transatlantike dhe pakënaqësisë së shtuar të gjermanëve
Kancelari Friedrich Merz shënon një vit në detyrë këtë javë, duke u përballur me krizën më të madhe me Uashingtonin në dekada, pasi Presidenti Donald Trump......
Sa tatim mbi qiratë paguan shqiptarët? - Në 2025-ën, 5 mln euro më shumë se viti 2024. Ndikim, AirBNB dhe Booking
Shqiptarët kanë paguar më shumë tatim mbi qiratë gjatë vitit 2025, duke përfshirë qiratë afatgjatë dhe ato ditore për apartamente që punohen përmes ......
Tirana, më e sigurt se Londra dhe Parisi/ Indeksi i Sigurisë e rendit Shqipërinë në nivel të mirë në Ballkan dhe kontinent
Indeksi i sigurisë për vitin 2026 i publikuar nga Numbeo vendos Tiranën në vendin e 74-ët në Europë me 59.9 pikë, duke e klasifikuar kryeqytetin shqiptar në......
Riformatohet tregu i pagesave në Shqipëri - Me hyrjen në BE, rregulla të reja për licencimin e institucioneve të pagesave
Me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian pritet të ndryshojnë edhe kushtet që duhet të plotësojnë subjektet për t’u licencuar si institucion......
Kontrolle të befasishme në hotele dhe AirBnB - Plani sektorial i turizmit 2026. Verifikim për punonjësit, pagat dhe xhiron
Të gjitha strukturat që operojnë në sektorin e turizmit do të jenë në shënjestër të planit sektorial 2026 i cili do të zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme......
Peshkun e shesim shtrenjtë, por e konsumojmë të lirë/ Bilanci tregtar, negativ. Ndërsa konsumi rreth 8-9 kg për person në vit
Shqipëria po eksporton gjithnjë e më shumë produkte peshku, por njëkohësisht mbetet e varur nga importet për të furnizuar tregun vendas. Të dhënat më të......
Mbi 1 miliard lekë për arsimin e lartë - Investime për kërkimin, digjitalizimin dhe lidhjen me tregun e punës
Arsimi I lartë në vend pritet të hyjë në një fazë reformimi, ku masat shoqërohen me një plan të detajuar financiar. Sipas planit të veprimit për politikat e......
Ekonomia greke, në "lupën" e Fitch - Cilat janë pikat "kyçe" që do të shqyrtojë agjencia e vlerësimit të kreditit?
Qeveria greke po pret vendimin e Fitch mbi ekonominë e vendit, mes pasigurive të vazhdueshme për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe pasi ka rishikuar......


