Rritet me 20% kërkesa për energji elektrike - Balluku: Shifrat për javën e parë të korrikut, OSHEE garanton furnizim të qëndrueshëm
Kërkesa për energji elektrike në javën e parë të korrikut ka shënuar një rritje të ndjeshme, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”. Të dhënat u bënë me dije nga ministrja e Infrastrukutrës dhe Energjisë, Belinda Balluku sipas së cilës, vetëm në javën e parë të korrikut kemi një rritje me 20% të kërkesës për energji elektrike.
“Thënë ndryshe në shifra dhe duke e krahasuar, është që 6 ditët e para të korrikut 2024, mesatarisht shkonin 18.6 milionë kilovatorë kërkesë, ndërkohë që në korrik 2025, në këto 6 ditë të para, kemi pasur një kërkesë prej 22.4 milionë kilovatorë. E gjitha kjo padyshim reflekton edhe ditët e nxehta, por duke ju referuar historikut edhe një vit më parë, korriku dhe gushti kanë qenë dy muaj shumë të nxehtë, por nga ana tjetër reflekton edhe kërkesë që vjen në rritje për shkak të njësive të reja të hotelerisë apo banesave të cilat kanë filluar të jenë të përdorshme apo edhe njësive të biznesit operacional”, - tha Balluku.
Pavarësisht rritjes së ndjeshme të ngarkesës, ministrja vlerësoi performancën e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, duke theksuar se furnizimi me energji ka qenë i qëndrueshëm dhe ndërprerjet minimale.
“Me gjithë kërkesën e rritur me 20%, krahasuar me vitin 2024, puna që po bëhet sot në terren nga grupet e OSSH është një punë që e konsiderojmë shumë të mirë, pasi shkëputjet kanë qenë minimale dhe nga ana tjetër të gjitha ato avari që kanë ardhur për shkak të ngarkesës së rritur, sigurisht janë sistemuar dhe rregulluar në një kohë rekord”, - tha Balluku.
Ajo siguroi se mbi 1,600 punonjës të OSHEE Group janë në terren dhe në krye të detyrës për të garantuar shërbim cilësor dhe të pandërprerë për qytetarët dhe bizneset.

Ish-Ministri rus i Transportit gjendet i vdekur - Mediat ruse: Roman Starovoit ka kryer vetëvrasje pas shkarkimit nga detyra
Roman Starovoit, ish-Ministri i Transportit në Rusi, u gjend i vdekur disa orë pas shkarkimit nga detyra. Sipas mediave ruse, dyshohet se ish-zyrtari ka......

Garancia Sovrane për bujqësinë/ Malaj: Bashkëpunimi me sektorin bankar, i rëndësishëm për zbatimin e suksesshëm!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot në tryezën e diskutimit me përfaqësues të sektorit bankar lidhur me garancinë sovrane për bujqësinë,......

Publikohet kalendari për aplikimin dhe regjistrimin në Universitete!
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes rrjeteve sociale publikoi sot kalendarin e procedurave për aplikimin në universitete për vitin......

Rriten investimet dhe besimi në arenën ndërkombëtare - Raporti i ALTAX: Shqipëria në trajektore pozitive, por ka edhe sfida
Shqipëria ka kaluar një nga periudhat më të qëndrueshme politike të dekadës së fundit, me përfaqësim të lartë diplomatik, vlerësime pozitive nga agjencitë......

SHBA “ndëshkon” 14 shtete me tarifa - Në listë përfshihen vendet aleate si Japonia dhe Koreja e Jugut
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi vendosjen e tarifave të reja deri në 40% për importet nga 14 shtete. Ai paralajmëroi se çdo masë hakmarrëse nga këto......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja kundrejt lekut?
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të vlerës këtë mëngjes sikurse edhe valutat e tjera kryesore duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.6......

Shpenzimet evropiane tkurren në maj - Tensionet tregtare globale “frenojnë” konsumatorët
Shitjet me pakicë në eurozonë shënuan rënien më të madhe mujore në gati dy vjet. Pasiguria ekonomike që lidhet me tarifat tregtare të SHBA-së ka frenuar......

Trump letër për Vuçiç, tarifa 35% për Serbinë - Vendos detyrime 30% për importet nga Bosnjë Hercegovina
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi vendosjen e tarifave prej 35% për importet nga Serbia dhe 30% për Bosnjën e Hercegovinën. Ai theksoi se tarifat mund......