Rritet me 20% kërkesa për energji elektrike, Balluku: OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë për çdo abonent
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, nëpërmjet një reagimi në Facebook, është shprehur se krahasuar me një vit më parë është rritur me 20% kërkesa për energji elektrike. Në fjalën e saj, Balluku thotë se OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për çdo abonent.
"Uroj që të jeni të gjithë mirë në një ditë të nxehtë korriku. Sot mora raportin e 6 ditëve të para të konsumit të energjisë elektrike nga OSHEE Group. Duke e krahasuar korrikun e vitit 2024 me korrikun e vitit 2025, vetëm në javën e parë, kemi 20% rritje të kërkesës. E gjitha kjo, e thënë ndryshme në shifra dhe duke e krahasuar është që, 6 ditët e para të korrikut 2024, mesatarisht shkonin 18.6 milionë kilovatorë kërkesë, ndërkohë që në korrik 2025, në këto 6 ditë të para, kemi pasur një kërkesë prej 22.4 milionë kilovatorë.
E gjitha kjo padyshim reflekton edhe ditët e nxehta, por duke ju referuar historikut edhe një vit më parë korriku dhe gushti kanë qenë dy muaj shumë të nxehtë, por nga ana tjetër reflekton edhe kërkesa që vjen në rritje për shkak të njësive të reja të hotelerisë apo banesave të cilat kanë filluar të jenë të përdorshme apo edhe njësive të biznesit operacionale.
Me gjithë kërkesën e rritur me 20%, krahasuar me vitin 2024, puna që po bëhet sot në terren nga grupet e OSSH është një punë që e konsiderojmë shumë të mirë, pasi shkëputjet kanë qenë minimale dhe nga ana tjetër të gjitha ato avari që kanë ardhur për shkak të ngarkesës së rritur sigurisht janë sistemuar dhe rregulluar në një kohë rekord.
Unë uroj që të jeni të gjithë shumë mirë dhe ju siguroj që mbi 1600 punonjës të OSHEE Group ndodhen në krye të detyrës për të ofruar një shërbim sa më cilësor", thotë Balluku.

Lirimi i hapësirave publike në Theth, Rama: Kabinat do i marrë shteti. Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli”
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet e tij sociale, lidhur me zaptimin e hapësirave publike. Këtë herë numri një i qeverisë është......

Tregtimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale, Administrata Tatimore nis fushatën sensibilizuese për faturat fiskale. - Pas dy javësh fillojnë penalitetet
Administrata Tatimore nis fushatën informuese dhe ndërgjegjësuese për tatimpaguesit që tregtojnë produkte bujqësore dhe blegtorale, në funksion të......

19 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit/ AKMC: Vetëm gjashtë janë ende aktive!
Sipas njoftimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat gjashtë vatra janë ende......

‘Dy parkime publike nëntokësore në Vlorë’ - Rama: Paketë e re ligjore për ujin e pijshëm!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit vendorë të bashkisë së Vlorës si dhe deputetë të qarkut ku u diskutuan problematikat që janë......

A është Europa e përgatitur për luftë? - Më zvogëlimin e mbështetjes nga SHBA, NATO po forcon kufirin lindor me Rusinë
Ushtarë të kamufluar, me armët gati për të qëlluar, artileri dhe më pas shpërthime në kufirin midis Rusisë dhe Finlandës. Mund të duken si skena lufte, por......

Sejko pret ambasadorin Ventura: Zgjerim i bashkëpunimit financiar me Spanjën!
Në datën 7 korrik 2025, Guvernatori Gent Sejko priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri,......

Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë! - Hasani: Moment domethënës në marrëdhëniet dypalëshe!
Sot në Korçë u inaugurua godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë, një investim që shënon një moment domethënës në marrëdhëniet dypalëshe. Në......

Turizmi mjekësor: “Fytyrë të re? Shko në Shqipëri!” - Lala: Shërbimet estetike janë shumë here më lirë se në botë
Ky është vetëm një nga shumë shtetas italianë – dhe jo vetëm – që kanë ardhur në Shqipëri për turizëm mjekësor. Ndonëse sipas INSTAT, gjatë periudhës......