Rritet mbështetja buxhetore për hekurudhat - Planifikohen mbi 29 miliardë lekë deri në vitin 2028
Qeveria shqiptare ka planifikuar një rritje të investimeve në sektorin e transportit hekurudhor, sipas Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028. Gjatë katër viteve përfshirë atë aktual, parashikohen të alokohen gjithsej rreth 29.6 miliardë lekë për zhvillimin dhe modernizimin e rrjetit hekurudhor në vend.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2025 fondi i parashikuar për transportin hekurudhor është 6.08 miliardë lekë. Në vijim, për vitin 2026 fondi arrin në 5.68 miliardë lekë, ndërsa kulmon në vitin 2027 me 9.07 miliardë lekë. Për vitin 2028 janë planifikuar 8.78 miliardë lekë.
Programi “Transporti Hekurudhor” përfshin ndërhyrje të rëndësishme në linjat ekzistuese dhe ndërtimin e segmenteve të reja. Konkretisht, projektet prioritare janë 3 linja hekurudhore.
Një prej tyre, që është dhe në fazë më të avancuar është rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Terminali i pasagjerëve Tiranë dhe ndërtimi i linjës së re Tiranë – Rinas, e cila synon të përmirësojë lidhjen hekurudhore të kryeqytetit me portin dhe aeroportin ndërkombëtar. Porjekti tjetër është rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, një aks me rëndësi për lidhjen me Malin e Zi dhe më tej me rrjetin hekurudhor evropian.
Ndërsa projekti i tretë është rinovimi i linjës Durrës – Rrogozhinë, që mbetet një nyje e rëndësishme për transportin kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave, si pjesë e Korridorit VIII hekurudhor.
Një ndër objektivat kryesore të këtij programi është rritja e volumit të transportit të mallrave eksport-import përmes hekurudhës. Sipas planifikimeve, deri në vitin 2028 ky volum pritet të arrijë në 45% më shumë sesa niveli i realizuar në vitin 2014, duke kontribuar në uljen e kostove logjistike dhe ndikimin pozitiv në mjedis.

‘Reformë institucionale për kontrollin e territorit’ - Rama: Rregulla të reja për kantieret e ndërtimit!
Kryeministri Edi Rama u shpreh për një reformë gjithëpërfshirëse të institucioneve në nivel qendror dhe lokal, mbi kontrollin e territorit kundër ndërtimeve......

Bitcoin arrin nivel rekord - Kriptomonedhat janë nxitur nga kërkesa institucionale, politikat mbështetëse
Bitcoin është rritur në nivele rekord të premten, i nxitur nga kërkesa e investitorëve institucionalë dhe politikat miqësore ndaj kriptovalutave nga......

BE, në negociata me Trump - Cili shtet evropian do të prekej më shumë nga tarifat amerikane?
Gjermania dhe Irlanda dallohen si dy ekonomitë më të ekspozuara të BE-së ndaj tarifave më të larta të SHBA-së. Brukseli po punon drejt një marrëveshjeje......

Rama: Të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen brenda të hënës!
Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar shkarkimin të gjithë krerëve të njësive administrative, për ti hapur rrugë......

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë
Një pjesë e konsiderueshme e kohës sonë sot kalon në botën digjitale, duke kryer aktivitete të ndryshme në internet. Sipas të dhënave të publikuara nga......

Rama me krerët e bashkive: Në qytetet me fluks turistësh, ka dal në pah dobësia e pushtetit vendor
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” në BE. Në......

Shtohet numri i vatrave të zjarrit në 24 orët e fundit/ MM: 37 të raportuara, 4 ende aktive
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 37 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive dhe 2 vatra janë në......

Nga ndihma ekonomike, tek integrimi në punë - Riformatohet skema sociale. Mbështetje me punësim për familjet në nevojë
Në prioritetet e buxhetit afatmesëm 2026- 2028, në fushën e mbrojtjes sociale synohet që numri i familjeve dhe individëve në nevojë që pritet të përfitojnë......