Shqipëria Postuar më 22 Gusht 2025, 11:09

Rritet konsumi i energjisë në ujësjellësa - ERRU: Çdo shoqëri duhet të hartojë studime specifike për eficiencën

Nga Ola Mitre

Rritet konsumi i energjisë në ujësjellësa - ERRU: Çdo

Eficienca e energjisë në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve ka pësuar një përkeqësim të lehtë gjatë vitit 2024, në raport me një vit më parë. Të dhënat e publikuara nga Enti Rregullator i Ujit tregojnë se mesatarja është 0.66 kWh/m³, duke u rritur me 0.03 kWh/m³ krahasuar me vitin 2023.

Ky zhvillim është shqetësues, duke marrë parasysh se kostot e energjisë elektrike përbëjnë rreth 23% të shpenzimeve të operimit dhe mirëmbajtjes në sektorin UK, ndërsa 12 nga 17 shoqëri nuk arrijnë t’i mbulojnë këto kosto. Kjo bën që kompanitë të mbështeten tek subvencionet e qeverisë ose të vonojnë pagesat ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke akumuluar borxhe të shumta.

Të dhënat tregojnë se 8 shoqëri rajonale e kanë konsumimin mbi mesataren e sektorit. Më problematike rezulton Shoqëria Rajonale e Durrësit, me 1.44 kWh/m³, ndjekur nga Fieri me 1.34 kWh/m³ dhe Lezha me 1.2 kWh/m³. Sipas ERRU-së, konsumi i lartë i energjisë lidhet me përdorimin e pompave për shkak të largësisë së burimeve të ujit dhe humbjeve të konsiderueshme në rrjet.

Nga ana tjetër, shoqëritë që furnizohen kryesisht me rrjedhje të lirë kanë shënuar performancën më të mirë. Dibra dhe Korça kanë ruajtur të njëjtin nivel të treguesit të eficiencës së energjisë, ndërsa përkeqësim ka patur shoqëritë: Lezhë, Fier, Sarandë dhe Pogradec. Ndërkohë që, përmirësim të lehtë kanë raportuar Elbasani dhe Berati, ndërsa Vora ka shënuar uljen më të madhe, me -0.14 kWh/m³.

Nisur nga këto të dhëna, Enti Rregullator i Ujit thekson se çdo shoqëri duhet të hartojë studime specifike për eficiencën energjetike, duke analizuar përdorimin e energjisë në stacionet e pompimit, trajtimin e ujërave të ndotura, uljen e humbjeve në rrjet, etj.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 22 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është......