Rritet kërkesa e studentëve për “bujqësorin” - 74-vjetori i UBT, Rama: Do të bëhet universitet rajonal

Universiteti Bujqësor i Tiranës do të bëhet universitet rajonal, me studentë nga vendi dhe rajoni. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, në 74-vjetorin e Universitetit Bujqësor në Tiranë, duke cilësuar shkencën dhe teknologjinë si aleatë të ngushtë për fermerët.
“Më ka kërkuar të mbështes idenë e uljes së mesatares në këtë universiteti dhe të shkonim në një drejtim që do sillte më shumë njerëz, por do kompromentonte cilësinë e burimeve njerëzore në dispozicion të zhvillimit të vendit.
Sot ka sjellë një situatë optimizmi që ka rezultuar me 20% plus studentë në UBT. Jo studentë me mesatare të ulur për t’i sjellë, por sepse kanë trokitur në dyert e universitetit që ka çelur një perspektivë të re për të rinjtë dhe për ta parë të nesërmen në këtë fushë”, tha Rama.
Ndërkaq, rektori I UBT, Fatbardh Sallaku, nënvizoi se misioni i UBT-së është që të përkthejë zhvillimet ndërkombëtare në dije të zbatueshme për fermerët shqiptarë.
"Së fundi kemi nisur reforma të rëndësishme që po e kthejnë universitetin në një kampus modern, që performon dije dhe krijon standarde të reja akademike. Një vend të veçantë në këtë bashkëpunim zë Universiteti BOKU i Vjenës, i cili është tashmë pjesë e rrjetit akademik të UBT-së, duke i dhënë një dimension të ri zhvillimit shkencor dhe akademik të këtij institucioni, tha ai.
Të pranishëm në aktivitet ishin edhe Karl Bergner, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë dhe Monika Zach, Ambasadore e Republikës së Austrisë, të cilët folën mbi rëndësinë e bashkëpunimeve dhe investimet në sektorin bujqësor.
Samiti BE-Ballkan Perëndimor - Liderët e rajonit do të diskutojnë në Bruksel rrugën drejt anëtarësimit
Samiti i Bashkimit Evropian, që do të mbahet të martën, më 4 nëntor, shënon një moment kyç për politikën e zgjerimit të BE-së në zemër të Evropës. Në......
Doganat mbledhin 210 milionë euro në Tetor - Rriten zhdoganimet e karburanteve dhe cigareve
Administrata Doganore ka mbyllur muajin tetor të vitit 2025 me perfomancë financiare pozitive, duke realizuar 21 miliardë lekë të ardhura apo rreth 210......
Sa është kërkesa për punonjës në turizëm? - Ozuni: Ngritja e Akademisë Turistike nuk është zgjidhje
Sektori turistik në Shqipëri po përballet me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, dhe siç ka treguar realiteti, operatorët të kërkojnë ndihmë nga tregjet......
Një Tiranas mban 1.1 mln lekë në depozita bankare - Kryeqyteti, kursimet më të larta mesatare për frymë. Elbasani, i fundit në vend
Një qytetar i Tiranës mban mesatarisht 1.1 milionë lekë në një depozitë në bankë. Sipas një analize të kryer nga Televizioni Scan duke llogaritur shumën e......
Shkëmbimet tregtare mes Britanisë e Shqipërisë/ Turizmi dhe shërbimet nxisin marrëdhëniet mes dy vendeve
Tregtia mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë po njeh një intensifikim të dukshëm, si në mallra ashtu edhe në shërbime, sipas të dhënave nga Office for......
A mund ta ndalojë “IA” pastrimin e parave? - Platforma e re identifikon kompanitë dhe individët me rrezik të lartë
Bankat dhe institucionet financiare po përballen me një rritje të mashtrimeve dhe pastrimit të parave, si dhe me presionin për t’iu përmbajtur rregulloreve......
Qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara - Të ardhurat u rritën me 48.2% në 9-mujorin e vitit 2025
Të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara arritën në 162.2 milionë lekë gjatë 9-mujorit të vitit 2025, me një rritje prej......
Sistemet tatimore në Evropë - Franca, me performancën më të dobët. Kryesojnë vendet baltike
Të ardhurat nga taksat luajnë një rol jetik në financimin e shërbimeve publike. Sipas Eurostat, në vitin 2023 raporti i përgjithshëm midis taksave dhe......





