Rritet euro në gjysmën e dytë të 2025? - Themeli: Pritet që kursi i këmbimit të mos jetë aq i fortë sa në 2024
Sipas parashikimeve, deri në fund të këtij viti, kursi i këmbimit nuk do të jetë aq i fortë sa në 2024, pra lëvizjet e kursit do të jenë më të buta, euro nuk do të zhvlerësohet aq shumë kundrejt lekut sa në vitin që lamë pas. Kështu është shprehur Erald Themeli, Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, teksa theksoi se efekti i kursit të këmbimit në mbajtjen nën kontroll të inflacionit nuk do të jetë aq i madh këtë vit.
“Theksoj që gjatë vitit 2024, ne kemi pasur një nivel inflacioni lehtësisht nën objektivin e Bankës Qendrore, pra niveli mesatar ka qenë 2.2% dhe në një masë të madhe kjo lidhet me efektin frenues që ka sjellë forcimi i shpejtë i kursit të këmbimit gjatë vitit 2024. Për vitin 2025 e në vazhdim, pavarësisht problematikave që ka parashikimi i kursit të këmbimit, ne presim një ecuri më të balancuar të këtij treguesi në raport me zhvillimet që janë vënë re dy vitet e fundit, që do të thotë që edhe efekti frenues në inflacion që kemi pasur në 2023 dhe 2024, nuk do të jetë më aq i fortë në të ardhmen”.
Ekonomia shqiptare vijon të ketë trende pozitive zhvillimi, të shfaqura në drejtim të rritjes ekonomike, por edhe në drejtim të inflacionit të ulët dhe nën kontroll, nivelin e ulët dhe në rënie të borxhit publik, si dhe treguesit në përmirësim të tregut të punës.
“Ritmi i rritjes ekonomike për vitin 2024 qëndroi në nivelin 4%, i ushqyer në një masë të madhe nga zgjerimi i konsumit familjar dhe investimeve të përgjithshme në ekonomi, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat. Zgjerimi i kërkesës së brendshme pasqyron si bilance të shëndosha financiare të ekonomisë shqiptare, ashtu edhe kushte të favorshme të financimit, që do të thotë niveli i normave të interesit dhe kushtet e përgjithshme të kreditimit, kanë favorizuar një rritje të shpejtë të kredisë, të cilat kanë mbështetur zgjerimin e konsumit dhe investimeve.
Ne vazhdojmë të kemi një kontribut të shtuar pozitiv nga rritja e eksporteve të turizmit, sic dihet tashmë Shqipëria është shndërruar në një destinacion të rëndësishëm turistik dhe ky profil i kërkesës agregate ose profil shpenzimesh në ekonomi, është pasqyruar në zgjerim të aktivitetit, kryesisht të sektorit të shërbimit dhe ndërtimeve, ndërkohë sektori i industrisë dhe bujqësisë, sikurse e kemi evidentuar vazhdojnë të kenë një ecuri më të ngadaltë, sepse kanë probleme specifike të zhvillimeve të tyre”.
Themeli u shpreh gjithashtu se konteksti global vijon të shfaqë pasiguri të larta që vijnë nga tensionet gjeopolitike, por gjithashtu edhe nga lufta tregtare dhe planet për vendosjen e tarifave në nivele të ndryshme ndërmjet blloqeve konkurrente gjeopolitke, gjë që do të ishte një goditje negative për ekonominë shqiptare. Nëse këto goditje do të materializohen, ato do të pasqyrohen në qëndrimin e politikës monetare.
Sondazh

Çmimet “kapërcejnë” kufirin europian në Prill/ Inflacioni arrin në 2.6%, me ndikim më të madh nga sektori i argëtimit
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Prill të vitit......

Spanjë, protestë kundër mbipopullimit me turistë - Banorët kërkojnë kufizimin e numrit të vizitorëve në Ishujt Kanarie
Mijëra njerëz protestuan në Ishujt Kanarie kundër turizmit masiv, duke kërkuar kufizimin e numrit të vizitorëve në ato zona. Demonstruesit theksuan se rritja......

Kosovë, ngërçi politik rrezikon projektet ekonomike - Konstituimi i Kuvendit dështon për herë të tetëmbëdhjetë
Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për herë të 18-të ka bllokuar formimin e institucioneve, duke dëmtuar projektet ekonomike në vend. Ekspertët......

Pranvera nis mbarë për turizmin shqiptar/ Rreth 21.9% më shumë vizitorë dhe 30% më shumë netë qëndrime në Mars
Turizmi në Shqipëri duket se po shënon bilance gjithnjë e më pozitive, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga vendet e rajonit, Europa dhe më gjerë.......

Kadastër e ullirit dhe vreshtit në Shqipëri - Regjistrohen mbi 13 mijë njësi ullishte si dhe 350 njësi vreshti
Vendi ynë do të ketë një kadastër të posaçme për ullirin dhe vreshtin. Në raportimin zyrtar të bërë nga Ministria e Bujqësisë, mbi punën e bërë gjatë këtij......

Përdorimi i gazit të lëngshëm natyror - Studimi i Albgaz identifikon 3 zonat që kanë potencial të lartë për konsum
Kompania shtetërore e gazit, Albgaz ka realizuar një studim për mundësinë e zhvillimit dhe përhapjes së përdorimit të gazit natyror të lëngshëm (LNG), duke u......

Turizmi shqiptar drejt standardeve të reja - Këshilli Investimeve rekomandon formalizim të sektorit
Pas ndryshimeve në ligjin “Për Turizmin”, sektori i turizmit në Shqipëri ka hyrë në një fazë tranformimi. Ndryshimet synojnë të rrisin cilësinë e shërbimeve......

Britania, me rritjen më të madhe të G7 - Ekonomia britanike tejkalon pritshmëritë në tremujorin e parë të 2025
Ekonomia britakine u zgjerua me ritmin më të shpejtë krahasuar me vendet e G7. Kjo rritje erdhi kryesisht falë sektorit të shërbimeve, pavarësisht tensioneve......