Rritet energjia e tregtuar në Bursën Shqiptare/ 8-mujori shënoi shtrenjtim edhe të çmimeve, vlera e transaksioneve arriti 141 mln euro

Rreth 1.2 mln mWh energji u tregtua në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike gjatë 8-mujorit të këtij viti, teksa vlera e transaksioneve përllogaritet në rreth 141 mln euro. Sipas të dhënave të Tregut të Ditës së Avancë, të raportuara nga ALPEX çmimi mesatar u regjistrua në rreth 119 euro/ mWh, një çmim 23% më i lartë se 8 - mujori i vitit të kaluar, ku çmimi mesatar për të njëjtën periudhë ishte 97 euro/mWh. Po ashtu, të dhënat tregojnë se ka një rritje me 32% të volumit të energjisë së tregtuar në bursë, në raport me periudhën janar – gusht 2024.
Ndërkaq, ALPEX ka raportuar edhe shifrat e Tregut të Ankandeve Brenda së Njëjtës Ditë, që nisën të zhvillohen në dhjetor të vitit të kaluar. Kështu, për periudhën janar – gusht një volum total prej 9430 mWh i energjisë elektrike u tregtua në këtë treg të ALPEX-it, me një çmim klerues mesatar prej 153.4 euro/mWh.
Vetë ALPEX e ka konsideruar nisjen e zhvillimit të ankandeve brenda së njëjtës ditë një arritje dhe hap të rëndësishëm përpara në tregun rajonal të energjisë elektrike, duke forcuar tregtinë ndërkufitare dhe integrimin e tregjeve. Sipas APLEX, tashmë Shqipëria dhe Kosova kanë dhe një mekanizëm shtesë tregu, të njëjtë me ato të vendeve të Bashkimit Evropian, duke i vendosur këto tregje pararendës brenda Komunitetit të Energjisë.
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike menaxhon dhe operon tregut e organizuar me shumicë të energjisë elektrike për zonat e ofertimit të Shqipërisë dhe Kosovës.
Siguria kibernetike, ngjitemi në vendin e 15-të në botë - National Cyber Security Index: Që nga viti 2023 u rritëm me 39 pozicione
Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 15-të në botë me 85 pikë, sipas National......
Italia “pushton” Shqipërinë me investime - Pasuritë e paluajtshme, sektori më tërheqës me 149 mln euro në tremujorin e dytë
Italia është rikthyer si investitori më i madh në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, me 44 milion euro, duke rrëzuar nga froni Turqinë, e cila......
Rreth 9 milionë të huaj hynë në Shqipëri/ 8-mujori, dominon turizmi Europian. Rriten vizitat e biznesit
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, muaji gusht ka sjellë një fluks të lartë hyrjesh nga territori i Shqipërisë. Gjatë......
Izraeli, India dhe Egjipti “zgjedhin” Shqipërinë/ Vendet me rritjen më të lartë të numrit të hyrjeve për 8-mujorin e vitit 2025
Shqipëria po vijon të përjetojë suksesin e ri turistik me shifra që tregojnë jo vetëm rritje të përgjithshme, por edhe zhvillime të veçanta që e bëjnë......
Rekord konsumi i karburantit, “bie” birra/ 8-mujori, u importuan më shumë kafe dhe cigare!
Karburanti është ndër mallrat e akcizës me sasinë më të lartë të importuar dhe konsumuar në vend, kjo nxitur edhe nga turizmi i cili po shtrihet gradualisht......
Pronat në Shqipëri, “magnet” për të huajt - Si ka qenë ecuria e blerjeve nga jorezidentët në vite? BSH: Viti 2020, rekord historik
Të huajt nuk po reshtin së bleri prona në Shqipëri. Pavarësisht se gjysma e parë e vitit dëshmoi një rënie të lehtë të banesave të shitura për të huajt, me......
Nga strehimi, tek mbështetja për gratë e të moshuarit - Plani i qeverisë për të rritur mirëqënien e qytetarëve
Teksa rruga europiane e Shqipërisë kalon në reforma të thella në sektorë të ndryshëm, një prej tyre është edhe ndërtimi i një shteti social dhe......
Treni i ri Durrës-Pogradec gati për 4 vite? - Korridori VIII hekurudhor, qeveria planifikon përfundimin e projektit mbi 400 mln euro
Qeveria synon që brenda 4-vjeçarit të përfundojë korridorin VIII hekurudhor, një linjë nga Durrësi, në Pogradec. Ambicia është shprehur në programin......





