Rritet energjia diellore - Hyrja e centraleve në prodhim, në janar-prill gjeneruan 6.6% të totalit
Energjia e prodhuar nga centralet fotovoltaike pësoi rritje gjatë 4-mujorit të parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, në total impiantet në treg të lirë, ata që kanë kontratë me Furnizuesin e Tregut të Lirë si dhe Centrali i Karavastasë prodhuan 194,458 mWh apo 6.6% të totalit të energjisë elektrike të gjeneruar në vend. Vitin që shkoi për periudhën janar – prill nga impiantet diellore u gjenerua 103,988 mWh enrgji, çka përbënte 3.35% të energjisë totale.
Ndërkaq, pesha e energjisë diellore pritet të rritet më tej, pasi një sërë projektesh tashmë kanë avancuar me procedurat për marrjen e lejeve të nevojshme dhe nisjen e ndërtimit të centraleve në terren. Vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar 10 kompani për impiante të vegjël deri në 3 MW, me kapacitet total të parashikuar për t’u instaluar prej 21 MW, si dhe një impiant të madh 100 MW.
Edhe në vitet e mëparshme janë licencuar një sërë kompanish në prodhimin e energjisë nga dielli, duke bërë që aktualisht të numërohen 64 kompani të licencuar në këtë aktivitet, me projekte që arrijë në rreth 735 MW. Këtu përfshihen edhe impiantet që tashmë janë në prodhim. Megjithatë, interesi i investitorëve privatë për këtë sipërmarrje mbetet i lartë, me shumë aplikime të dorëzuar pranë autoriteteve përkatëse.

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat - Në katër muaj, buxheti i shtetit përfitoi 21 milionë lekë
Në katër mujorin e parë të këtij viti, në Komisionin e Prokurimeve Publike, janë adresuar 307 ankesa nga operatorët ekonomikë. Ndërkohë, që në prill, janë......

5 shqiptarë në Izrael, në gjendje të mirë – Ministria e Jashtme: Ambasada, në kontakt të vazhdueshëm me ta
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e......

Mbi 2500 bursa për arsimin profesional - Cilat janë kategoritë që përfitojnë?
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëri me dije se, regjistrimet në arsimin profesional do......

“Tarifat amerikane kërcënojnë ekonominë globale” - Kreu i BQE-së thekson se objektivi i Evropës është stabiliteti
Kërcënimet tarifore të SHBA-së kanë penguar rimëkëmbjen ekonomike globale, duke shtuar pasiguri të madhe dhe duke ndaluar investimet globale, tha Christine......

Gati 97.8 meshkuj për 100 femra/ Nga viti në vit në raportin gjinor në Shqipëri mbizotërojnë gratë
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it lidhur me raportin gjinor në Shqipëri, më 1 janar 2025, për çdo 100 gra kishte 97.8 burra. Kjo tregon për një raport......

Vlora, Dibra dhe Elbasani “udhëheqin” rritjen e fermerëve/ Bujqësia bëhet më formale. Rreth 105 njësi me NIPT në fund të vitit 2024
Numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2024, është 105,709 duke shënuar një rritje me 9.6%, krahasuar me numrin e fermerëve të regjistruar një......

Pagat në turizëm, nga 55 mijë deri në 140 mijë lekë! - DPT: Kontrolle të thelluara ndaj bizneseve që paguajnë më pak se minimumi indikativ
Bizneset në sektorin e turizmit që i paguajnë punonjësit më pak se paga indikative e përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do t'i nënshtrohen......

Dy parqet teknologjike shqiptare prezantohen në Paris - Gonxhja: E ardhmja për Shqipërinë është sot, sidomos në fushën e inovacionit
Shqipëria ka prezantuar në konferencën më të madhe të inovacionit në Evropë, dy parqet e saj teknologjike, Durana Tech Park dhe TEDA Tirana. Edhe Korporata......