Rritet aktiviteti tregtar në Portin e Durrësit - APD: 43.7% më shumë eksporte se një vit më parë

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se katër muajt e parë të vitit 2026 kanë sjellë një performancë pozitive për aktivitetin tregtar dhe ekonominë vendase nëpërmjet Portit të Durrësit.
Sipas të dhënave nga APD, gjatë periudhës janar-prill 2026 janë eksportuar në total 420.260 tonë mallra, duke shënuar një rritje prej 43.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Flukset tregtare që përpunohen përmes portit reflektojnë rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare, zgjerimin e shkëmbimeve me tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e rolit të transportit detar në zhvillimin ekonomik të vendit.
Nga ana tjetër, rritja e eksporteve lidhet ngushtë me dinamikën pozitive të sektorëve prodhues, logjistikës dhe zinxhirit të furnizimit. Ndërkohë, zgjerimi i transportit me konteinerë po sjell më shumë efikasitet dhe kapacitete në qarkullimin e mallrave, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e volumit tregtar. Përdorimi më i madh i konteinerëve ka sjellë rritje të kapaciteteve përpunuese dhe rritje të sigurisë në transportin e mallrave. Kjo ka bërë që Porti i Durrësit të përballojë flukset në rritje të tregtisë dhe të përmirësojë standardet e shërbimit për operatorët ekonomikë.
Porti i Durrësit vijon të mbetet nyja kryesore e transportit detar dhe shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në forcimin e lidhjeve me tregjet ndërkombëtare.
“BE, jo kthim te nafta dhe gazi rus” - Shefi i ekonomisë, Dombrovskis: Duhet të forcojmë sanksionet
Komisioneri Europian për Ekonominë, Valdis Dombrovskis, tha se BE “nuk duhet” të kërkojë ndihmë nga lëndët djegëse fosile dhe gazi i lirë rus, ndërsa kriza......
“Boom-i” i ndërtimit çon në rekord importet e materialeve/ Bojërat dhe produktet e rifiniturës prekin nivelet më të larta në Prill
Aktiviteti i lartë në ndërtim, rikonstruksione dhe investime turistike po reflektohet gjithnjë e më fort edhe te importet e materialeve të ndërtimit. Të......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në paqëndrueshmëri pasi ka shënuar luhatje të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me......
“Zona e kuqe” për tregun e naftës - Paralajmërimi i shefit të IEA. Mund të arrijë në korrik-gusht
Rritja e kërkesës për karburant gjatë verës, i kombinuar me mungesën e eksporteve të reja të naftës nga Lindja e Mesme dhe pakësimin e rezervave, mund ta......
Mbështetje financiare për shtresat në nevojë - Qeveria e Kosovës jep nga 100 euro për katër kategori qytetarësh
Qeveria në detyrë e kosovës ka miratuar Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, e cila parasheh mbështetje financiare të njëhershme prej 100 euro për......
Gjermania nuk është më shtet i fortë - Investitorët e huaj po ikin për shkak të taksave dhe kostove të larta
Gjermania po bëhet gjithnjë e më pak tërheqëse për investitorët e huaj. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar qëndrojnë më mirë në këtë aspekt. Pengesat kryesore......
Britania ul TVSH për më shumë turistë - Reeves: Do të jetë 5% si pjesë e mbështetjes së kostos së jetesës
Sekretarja britanike e Thesarit, Rachel Reeves, tha se do të ulë TVSH-në në 5% për atraksionet verore, siç janë parqet tematike dhe qendrat e lojërave gjatë......
“Porta e Alpeve”, Karakaçi: Projekti, një korridor i integruar që lidh Alpet Shqiptare me brigjet e Adriatikut
Projekti “Porta e Alpeve” është një korridor i integruar që lidh Alpet Shqiptare me brigjet e Adriatikut. Kështu tha në fjalën e tij në Kuvend ministri......


