Rritet aktiviteti në bursën shqiptare të energjisë - Volumet e tregtimit në ALPEX u 2-fishuan në janar-mars 2026

Bursa shqiptare e energjisë elektrike, ALPEX, ka shënuar një rritje të ndjeshme të volumit të tregtimit gjatë 3 - mujorit të parë të vitit 2026, duke reflektuar ndryshimet në tregun rajonal të energjisë dhe ndikimin e faktorëve të rinj si mekanizmi europian për karbonin (CBAM).
Sipas një raporti të publikuar nga Komuniteti i Energjisë, volumet e tregtimit në ALPEX janë rritur ndjeshëm, duke u dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo e vendos bursën Shqipëri – Kosovë ndër tregjet me rritjen më të shpejtë në rajon.
Rritja lidhet kryesisht me prodhimin e lartë të energjisë nga hidrocentralet në Shqipëri, i cili ka krijuar tepricë në treg dhe ka rritur ofertën për tregtim në bursë.
Në të njëjtën kohë, energjia shqiptare, e bazuar pothuajse tërësisht në burime hidrike, nuk penalizohet nga mekanizmi europian i karbonit, duke i dhënë një avantazh konkurrues në raport me vendet që prodhojnë energji nga qymyri.
Raporti thekson se bursat që mbështeten në prodhimin e brendshëm, veçanërisht ato të lidhura me burime të rinovueshme, kanë përfituar nga këto zhvillime, duke rritur likuiditetin dhe aktivitetin tregtar. Në këtë kontekst, ALPEX ka përfituar nga kushtet e favorshme hidrike dhe nga rritja e eksporteve të energjisë nga Shqipëria drejt tregjeve fqinje.
Tatimet mbledhin 408 milionë euro në Prill - Tejkalojnë planin me 12 milionë euro. Ndikim, antiinformaliteti
Administrata tatimore ka rritur ndjeshëm të ardhurat gjatë muajit Prill 2026. Referuar të dhënave paraprake të publikuara nga ky institucion, gjatë muajit që......
Masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore - Policia e Shtetit: Monitorime në akset kombëtare dhe qendrat urbane
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Departamenti për Rendin dhe Sigurinë Publike, nëpërmjet Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka marrë një sërë......
Inteligjencë artificiale për skanimin e faturave në turizëm - Si do funksionojë procesi dhe kur konsiderohen bizneset në shkelje
Në nisje të sezonit turistik, strukturat e akomodimit, baret dhe restorantet do të jenë në shënjestër të administratës tatimore për monitorimin e lëshimit të......
“Porta e Alpeve”, çfarë sjell projekti 100 mln euro për veriun? - Yzeiraj: Më shumë turizëm, rritet vlera e pronës me 10-15%
Projekti ”Porta e Alpeve”, që do të shërbejë si një korridor blu midis bregdetit dhe veriut të Shqipërisë, pritet të nisë së shpejti, për ti dhënë një hov të......
Nga turistë në pronarë, të huajt blejnë prona në Shqipëri/ Tirana dhe Riviera kryesojnë investimet. Mbi 60% e blerësve, nga BE
Shqipëria po përjeton një rritje të qëndrueshme të numrit të banorëve të huaj, ndonëse në nivele ende modeste krahasuar me vendet e tjera të......
Shtrenjtimi i çmimit të karburantit Lagarde: Varësia e Evropës nga lëndët djegëse fosile është e paqëndrueshme
Regjimi energjetik në Evropë është "qartësisht i paqëndrueshëm", paralajmëroi presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), ndërsa kontinenti përballet me......
Rreziku i një krize në tregun global të energjisë - Komisioni Evropian harton strategjinë me tre pika
Komisioni Evropian po dërgon një sinjal të fortë paralajmërues në lidhje me rrjedhën e tregut global të energjisë, duke e quajtur atë një krizë potencialisht......
Ndryshon trendi në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Franga dhe Paundi fitojnë pikë!
Dollari amerikan ka ndryshuar trendin e tij rritës që e shoqëroi përgjatë kësaj jave duke regjistruar këtë mëngjes një rënie të ndjeshme të kuotës në raport......


