Shqipëria Postuar më 12 Mars 2025, 12:09

“Rritet aksesi në financë i pensionistëve” - Ministrja Ibrahimaj: Tekstilet, një tjetër sektor që do të mbështetet nga Banka e Zhvillimit

Nga Ledina Elezi

“Rritet aksesi në financë i pensionistëve” -

Përveç bujqësisë, tekstilet janë një tjetër sektor që do të mbështeten me financim nga Banka e Zhvillimit. Në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin është diskutuar dhe miratuar projektligji për Bankën e Zhvillimit, e cila synon të nxisë zhvillimin ekonomik të vendit përmes lehtësimit të aksesit në financë të sektorëve të nënfinancuar.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, theksoi se përveç mbështetjes së sektorit privat me kredi, një tjetër përfitim nga Banka e Zhvillimit është rritja e aksesit në financë të pensionistëve dhe studentëve nga depozitat përmes Postës Shqiptare.

“Synojmë që të aksesojmë ato target grupe të cilat nuk janë të mbuluara nga sektori bankar me depozita dhe kemi vënë si shembull pensionistët, por nuk kufizohet te pensionistët. Pra, do të jenë produkte të cilat do të shkojnë për të mbledhur kursimet e atyre target grupeve që nuk kanë kursime, nuk kanë depozita. Një rast janë pensionistët, mund të jenë studentët, mund të jenë qytetarë në zona remote, ku nuk degë të bankave dhe akses në financë. Për sa i përket individëve, është e rëndësishme të theksojmë që Banka në drejtim të financimit dhe mbështetjes, synon të financojë privatin dhe jo individët. Nuk limitohet te bujqësia, mund të jenë dhe sektorë të tjerë, ne kemi pasur rastin e prodhuesve të tekstileve”.

Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj u ndal gjithashtu në kriteret që duhet të plotësojnë bizneset në bujqësi për të përfituar kredi me norma të ulëta interesi.

“Patjetër që ky entitet nuk do të financojë subjekte të pafinancueshëm, pra fillimisht subjektet duhet të jenë të formalizuar, duhet të kenë një historik të punës që kanë kryer, por nga ana tjetër, pra, nëse subjekti është i pafinancueshëm, edhe kjo Bankë nuk mundet ta financojë. Por ndërkohë, nëse ka një potencial, një plan biznesi që është i qartë dhe është i financueshëm, patjetër që ai do tw ketë nëpërmjet strukturave të këtij institucioni, nëpërmjet instrumenteve që do të nxjerrë, do të ketë mundësi që të marrë kredi me kosto më të ulët dhe pasur nevojë të vendosë atë kolateral për të cilën ka nevojë një kredi normale”.

Eksperienca në vendet e tjera ka treguar se Banka e Zhvillimit do të ndihmojë edhe në përthithjen dhe shpërndarjen efektive të fondeve të Bashkimit Evropian.



 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat