Rriten regjistrimet e mjeteve, mbi 30 mijë në katër muaj - DPSHTRR: Autoveturat dominojnë tregun, përbëjnë 79% të regjistrimeve

Tregu i automjeteve në vend ka vijuar të shfaqë ritme pozitive gjatë katër muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Sherbimeve të Transportit Rrugor, mbi regjistrimin e mjeteve për herë të parë tregojnë një rritje të qëndrueshme të numrit të automjeteve në qarkullim, duke reflektuar interesin në rritje të qytetarëve për investime në mjete transporti. Po kështu, të dhënat tregojnë një ritëm të qëndrueshëm të qarkullimit dhe rinovimit të flotës së mjeteve në vend.
Gjatë periudhës Janar – Prill 2026, janë regjistruar gjithsej 30,799 mjete, ose 5.3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Në strukturën e përgjithshme të mjeteve të regjistruara, pjesën më të madhe e zënë autoveturat. Gjatë katër muajve të parë të vitit janë regjistruar 24,413 autovetura, të cilat përfaqësojnë 79.3% të totalit të regjistrimeve. Kjo tregon se automjetet për përdorim familjar dhe personal mbeten zgjedhja kryesore e qytetarëve.
Ky trend pozitiv lidhet me disa faktorë kryesorë. Një ndër to është rritja e importeve të automjeteve të përdorura nga tregjet europiane, të cilat vijojnë të kenë kërkesë të lartë për shkak të çmimeve më të përballueshme. Një tjetër element që ka ndikuar në shtimin e regjistrimeve është nevoja për rinovimin e flotës ekzistuese të mjeteve. Shumë qytetarë po zëvendësojnë automjetet e vjetra me mjete më ekonomike dhe më efikase në konsum karburanti, ndërsa vërehet edhe një interes për automjetet hibride dhe elektrike.
Fshihen nga tatimet 778 mln euro gjoba e kamatëvonesa - Detyrimet e papaguara të bizneseve, Tatimi mbi Fitimin zë peshën më të madhe
Administrata tatimore ka një detyrim prej 194.4 miliard lekë për të mbledhur ndaj bizneseve në vend. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e......
OKB ul parashikimin e rritjes globale - Në 2.5%, si rrjedhojë e krizës në Lindjen e Mesme
Kombet e Bashkuara ulën parashikimin për rritjen ekonomike globale, duke thënë se kriza e Lindjes së Mesme kishte rigjallëruar presionet inflacioniste dhe......
Kufizohen kompetencat e Trump për Iranin - Senati miratoi rezolutën. Hyrja në fuqi përballet me pengesa
Senati Amerikan miratoi një rezolutë që do t'i jepte fund luftës në Iran, përveç nëse Presidenti Donald Trump merr autorizimin e Kongresit, një goditje ndaj......
Marrëveshja tregtare me SHBA, pranë miratimit - Vendet anëtare të BE arrijnë mirëkuptimin. Parashikohen masa mbrojtëse
Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje të përkohshme mbi legjislacionin për të hequr taksat e importit mbi mallrat amerikane, një pjesë kyçe e marrëveshjes......
Shitjet e automjeteve elektrike në Evropë - Nxiten nga çmimet e larta të karburantit
Çmimet e larta të karburantit si rrjedhojë e luftës në Iran kanë nxitur shitjet e automjeteve elektrike të reja dhe të përdorura në Evropë, duke i dhënë një......
Marrëdhëniet Rusi-Kinë, në nivel rekord - Xi Jinping dhe Putin, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping nënshkruan në Pekin një deklaratë të përbashkët mbi bashkëpunimin dypalësh. Deklarata, e......
Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës në 205 lekë/litër - Përcaktohen tavanet e reja të çmimeve
Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë vendimin e ri për çmimet e karburanteve në vend, të cilat do të hyjnë në fuqi më 19 maj 2026, nga ora......
Lamallari pret përfaqësuesit e FRONTEX: Forcojmë bashkëpunimin për sigurinë kufitare
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, priti sot në një takim përfaqësuesit e lartë të FRONTEX, Eva Capogna, Holger Farnung, Teuta Krasniqi dhe......


