“Rriten pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit” - Ministrja Koçiu: Përfitojnë rreth 720 efektivë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu njoftoi një rritje tjetër page për rreth 720 efektivë të strukturave speciale, që ndodhen në vijën e parë të përballjes me krimin e organizuar dhe individët me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Rritja prek tre strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit: RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë (ish-FNSH) dhe Forcën e Posaçme Operacionale.
Konkretisht, për forcat speciale RENEA paga rritet me 250 mijë lekë (rreth 250 euro), ose 20% më shumë. Për Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe efektivët e Forcës së Posaçme Operacionale, paga rritet me 140 mijë lekë, ose rreth 14%. Pas kësaj rritjeje, paga e një inspektori në RENEA shkon në pothuajse 1.600 euro, ndërsa për një drejtues arrin në rreth 2.300 euro. Në Forcën Operacionale, paga për gradën inspektor shkon rreth 1.200 euro, ndërsa për gradën kryekomisar varion nga 1.600 deri në 1.700 euro. Efekti financiar i kësaj rritjeje është parashikuar në buxhetin e shtetit për këtë vit.
Ministrja Koçiu njoftoi edhe nismën për përdorimin e aseteve kriminale të sekuestruara dhe të konfiskuara në funksion të drejtpërdrejtë të shoqërisë.
Vetëm gjatë vitit 2025 janë sekuestruar 726 pasuri, me një vlerë totale mbi 6 miliardë lekë. Prej tyre, 64 pasuri janë konfiskuar dhe kanë kontribuar në mbështetjen e 15 projekteve me impakt social dhe shërbime direkte për komunitetin, si dhe janë vënë në dispozicion të 20 institucioneve publike për realizimin e programeve të tyre. Gjithashtu, është krijuar baza ligjore për transferimin e pronave të konfiskuara në pushtetin vendor për strehimin e personave në nevojë, si dhe për ngritjen e qendrave sociale apo rezidenciale për viktimat e dhunës, krimit dhe trafikimit.
Sipas ministres, referuar kontrolleve për kthimin e ligjshmërisë në territor, në rang vendi janë evidentuar 252 subjekte që kanë shkelur specifikimet e lejeve të ndërtimit, janë prishur 447 ndërtime apo shtesa të paligjshme dhe janë vendosur gjoba me një vlerë të përafërt prej 12 milionë euro.
Turizmi shqiptar po tërheq kapitalin e huaj - Nga Alpet, te marinat. Pole zhvillimi që synojnë kapitalin e huaj
Zhvillimi i turizmit në Shqipëri po kalon nga një model spontan në një qasje të strukturuar, i cili duhet të mbështetet mbi katër destinacione prioritare,......
HEC i Vaut të Dejës kërkon rehabilitim të plotë - KESH nis hartimin e strategjisë, ndërhyrja do sjellë mbi 5.4 mln euro shtesë në vit
Hidrocentrali i Vaut të Dejës, një nga veprat kryesore të sistemit energjetik të vendit, ka nevojë për rehabilitim të plotë, pas më shumë se 53 vitesh pune......
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave: Bashkëpunimi me biznesin, thelbësor për një tregti të ndershme dhe të sigurtë
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve që kanë aplikuar për statusin e Operatorit Ekonomik të......
SHBA do të publikojë të dhënat e UFO-ve/ Urdhëri i Trump për qeverinë, pas deklaratave të ish-presidentit Obama
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar planet për të deklasifikuar dhe publikuar informacione qeveritare të pazbuluara më parë në lidhje me jetën......
Asetet e konfiskuara nga krimi/ Ministrja Koçiu: Në shërbim të qytetarëve dhe familjeve të efektivëve të rënë në detyrë
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu në konferencën e sotme për media, njoftoi nismën për përdorimin e aseteve kriminale të sekuestruara dhe të......
Qeveria e Kosovës do të vendosë çmime tavan - Së shpejti pritet të miratohet edhe konfiskimi i pasurive të pajustifikuara
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e dytë pas formimit, ku ka miratuar projekt-programin e projektligjeve për vitet 2026–2028. Kryeministri, albin......
Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, cilat janë rreziqet? - Analiza/ Primi i diferencuar mund të jetë barrë për shtresat më të varfra
Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet dhe përmbytjet, mund të jetë një instrument që ofron mbrojtje reale për qytetarët, por nga ana tjetër mund të......
Sa u rritën fluturimet komerciale në janar? Eurostat: Shqipëria, rritje rekord 115.7% krahasuar me periudhën para pandemisë
Fluturimet komerciale po kthehen gjithnjë e më shumë në një tregues të drejtpërdrejtë të zhvillimit të turizmit dhe të dinamikës së lëvizjes së qytetarëve,......


