Shqipëria Postuar më 13 Shkurt 2026, 12:41

Rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar - Tregtia me shumicë dhe pakicë “thithi” më shumë sipërmarrje

Nga Ernilda Luzi

Rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar -

Gjatë muajit Janar 2026 në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) janë regjistruar 2,152 biznese të reja, duke shënuar një rritje prej 5.28% krahasuar me Janarin 2025, kur u regjistruan 2,044 subjekte të reja. Ky tregues konfirmon vijimësinë e interesit për zhvillimin e aktivitetit ekonomik dhe formalizimin e sipërmarrjeve në vend.

Numri më i lartë i regjistrimeve rezulton në qarkun e Tiranës me 1,166 subjekte, ndjekur nga Durrësi (250), Vlora (187), Elbasani (118) dhe Fieri (118). Qarqet e tjera paraqiten si vijon: Korça (78), Lezha (76), Shkodra (74), Berati (27), Dibra (21), Gjirokastra (20) dhe Kukësi (17).

Sipas sektorëve ekonomikë, aktivitetet me numrin më të lartë të regjistrimeve janë: Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave – 546, Akomodimi dhe shërbimi ushqimor – 261, Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike – 210, Transporti dhe magazinimi – 163, Ndërtimi – 162, si edhe Informacioni dhe komunikacioni – 154.

Gjatë muajit Janar 2026, 718 subjekte të regjistruara administrohen nga femra, duke reflektuar një pjesëmarrje të qëndrueshme të grave në sipërmarrje.

Në të tre regjistrat e administruar nga QKB janë realizuar në total 11,946 aplikime në janar 2026. Gjithashtu në muajin e parë të vitit janë regjistruar 125 leje dhe licenca, ku 16 subjekte janë pajisur me leje (kryesisht Leje Mjedisi të tipit B – 12 raste) dhe 109 subjekte janë pajisur me licenca.

Ndër kategoritë me numrin më të lartë të licencave të lëshuara janë: Shërbime mjekësore parësore dhe/ose stomatologjike – 42; Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve – 8; Transport rrugor ndërkombëtar mallrash – 7; Formim profesional – 6; Operator turistik – 5; Farmaci/agjenci farmaceutike – 5.

Gjatë muajit Janar janë shtuar tre shërbime të reja në platformën e-Albania, të cilat janë aplikim për likuidim të thjeshtëzua; Aplikim për plotësimin e ekstraktit historik; si edhe Tërheqje nga aplikimi në regjistrin e licencave, autorizimeve dhe lejeve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat