Rriten lehtë investimet e huaja direkte - BSH: 20% e tyre në sektorin e pasurive të paluajtshme
Në 412 milionë euro ka arritur vlera e investimeve të huaja direkte në fund të tremujorit të tretë, thuajse në të njëjtin nivel me periudhën korrik-shtator të një viti më parë. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se investimet e huaja direkte janë rritur me 0.1% në krahasim me vitin e kaluar.
Komponenti që ka kontribuar më tepër në këtë rritje të lehtë është fitimi i riinvestuar, i cili është zgjeruar me 15% në terma vjetorë. Shuma e fitimit të riinvestuar vlerësohet të jetë 234 milionë euro, ndërkohë që injektimi në kapital u vlerësua 178 milionë euro, ose 17% më pak se një vit më parë.
Por, në cilët sektorë janë realizuar këto investime e huaja në Shqipëri?
Gati 20% e investimeve të huaja direkte kanë qenë në pasuri të paluajtshme, 19% në sektorin e ndërmjetësimit financiar, 14% në hidrokarbure, ndërkohë investimet në energjitikë kanë qenë në masën 11% dhe në komunikacion në masën 4%.
Po shqiptarët, sa kanë investuar jashtë vendit?
Zotërimet tona jashtë, pra mjetet financiare në formën e investimeve direkte jashtë vlerësohen në rreth 57 milionë euro, në rënie me rreth 7%.
Investimet e portofolit, pra investimet në aksione, obligacione dhe letra të tjera me vlerë, rezultuan në një fluks neto dalës prej 118 milionë euro. Sektori i Korporatave Depozituese ka zgjeruar zotërimet jashtë në letra me vlerë të borxhit, me rreth 109 milionë euro.
Në të njëjtën kohë, ka vijuar rënia e detyrimeve ndaj jorezidentëve, në drejtim të tkurrjes së ekspozimit të letrave me vlerë të borxhit me 19 milionë euro (si pasojë e rritjes së pjesëmarrjes së bankave rezidente në eurobondin e Qeverisë së Përgjithshme).
Sondazh

"Fshatrat, në rritje me agroturizmin si alternativë" - Sokol Duma: Të rrisim investimet në alpe pa prekur zonat e mbrojtura
Paketa e maleve po ngjall interes, sidomos ndër individët që e shohin këtë iniciativë si një mundësi të re për zhvillim. Ky interes kulmoi në një dëgjesë......

Në 10 muaj u prodhua më pak energji - Shirat nuk favorizojnë gjenerimin vendas. Më pak humbje në rrjet
Prodhimi i energjisë pësoi rënië gjatë 10-mujorit të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i......

Brenda muajit rishikohet buxheti 2024 - Malaj: Përcaktohet fondi për bonusin e pranverës për pensionistët
Në Prill të 2025-ës, pensionistët do të marrin një tjetër bonus nga qeveria. Në një konferencë për mediat, Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se......

Linjat ajrore globale, rritje rekord në 2025 - Industria pritet të arrijë mbi 1 trilion dollarë të ardhura, pavarësisht sfidave
Linjat ajrore globale rritën parashikimet e tyre të fitimit për vitin 2025 krahasuar me vitin e kaluar, duke parashikuar të ardhura në më shumë se një......

Energjia bërthamore, “çelësi” drejt objektivave të 2050 - Raporti rendit teknologjitë thelbësore për të reduktuar emetimet
Energjia bërthamore është thelbësore për arritjen e objektivave të emetimeve të përcaktuara për vitin 2050, sipas një raporti të ri. Analiza Climate Tech e......

Rekord i ri dërgesash nga emigrantët - Përgjatë nëntë muajve, në vend erdhën rreth 772 milionë euro
Dërgesat e emigrantëve kanë shënuar rekord të ri absolut gjatë nëntë muajve të këtij viti, prej gati 772 milionë eurosh, tregojnë shifrat më të fundit nga......

Malaj: Reforma e pagave e ka arritur objektivin
Ministri i Financave, Petrit Malaj, po zhvillon në këto momente një konferencë për mediat rreth zhvillimeve të fundit ekonomike në vend. “Reforma e pagave e......

Gati 1 në 4 të punësuar paguhet deri në 40 mijë lekë/ Ky tregues shënoi përmirësim krahasuar me një vit më parë
Në prill të vitit 2023, paga minimale e përcaktuar nga qeveria u rrit me 25%, duke arritur në nivelin e 40,000 lekëve nga 32,000 lekë që ishte në tremujorin......