Rriten kontrollet për produktet organike të importit - Vendimet/ Si do të verifikohen ngarkesat në pikat e kalimit kufitar?
Qeveria ka fuqizuar kontrollet në doganë sa i takon ngarkesave më produkte organike të importuara nga jashtë.
Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton rregulla të reja për njoftimin dhe kontrollin e ngarkesave me produkte organike që hyjnë ose dalin nga vendi.
Referuar vendimi, importuesit dhe eksportuesit duhet të njoftojnë paraprakisht institucionet përkatëse të paktën 24 orë para mbërritjes së ngarkesës, duke dorëzuar dokumentacionin tregtar dhe certifikatat organike.
Ngarkesat me rrezik të lartë do t’i nënshtrohen kontrolleve fizike dhe marrjes së mostrave. Pas verifikimeve, inspektorët në pikat e kalimit vendosin nëse produktet lejohen të hyjnë si organike, jo organike ose ndalohen plotësisht.
Nga ana tjetër, importuesit e produkteve organike do të kenë detyrimin të mbajnë dhe administrojnë dokumentacionin që shoqëron çdo ngarkesë dhe të sigurojnë verifikimin nga autoritetet përkatëse. Regjistrat e dokumentacionit do të ruhen nga importuesit, operatorët organikë dhe trupat e kontrollit, duke përfshirë të gjitha certifikimet dhe verifikimet e kryera për ngarkesat e produkteve.
Në rastin e hyrjes në Shqipëri, importuesit duhet të deklarojnë aktivitetet e tyre, mjediset e ruajtjes dhe tregtimit të produkteve organike, si dhe përdorimin e çdo mjedisi apo objekti për magazinim.
Ndërkohë, sipas nenit 10, nëse gjatë kontrollit në pikën e kalimit inspektorët dyshojnë për mospërputhje në cilësi ose origjinë, ata njoftojnë menjëherë importuesin dhe ndalojnë përkohësisht futjen ose tregtimin e mallrave deri në përfundim të hetimit. Në varësi të rezultateve të analizave, produktet mund të lejohen të qarkullojnë si organike ose jo organike, ose të ndalohen plotësisht.
Qëllimi i këtyre masave është garantimi i cilësisë dhe sigurisë së produkteve organike që qarkullojnë në tregun shqiptar.

Sigurimi nga tërmetet, kompanitë propozime për draftin - Hajdarmataj: Të rishikohet skema. Të përfshihen edhe fatkeqësitë e tjera natyrore!
Projektligji për sigurimin e detyrueshëm për tërmetet duhet të rishikohet sërish. Në këtë konkluzion ka dalë Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, e cila ka......

Fituesit e Çmimit Nobel në Kimi - Tre shkencëtarë vlerësohen për zhvillimin e strukturave metal-organike
Shkencëtarët Susumu Kitagawa, Richard Robson dhe Omar Yaghi janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në Kimi “për zhvillimin e strukturave metal-organike”,......

Qiraja, me rritjen më të madhe të çmimeve/ Inflacioni i shtatorit arriti në 2.4%. U nxit edhe nga ushqimet e pijet
Inflacioni i muajit Shtator të këtij viti paraqitet më i lartë se në muajin Gusht, i cili preku normën 2.3%. Sipas Instat, muajt e verës, të ndikuar sidomos......

Moody's rikonfirmon vlerësimin e Shqipërisë: "Ba3" me perspektivë "të qëndrueshme"!
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody's Ratings, në raportin e saj periodik të publikuar më 7 Tetor 2025, ka rikonfirmuar vlerësimin......

Frenojnë pagesat në euro me AIPS - BSH: Gushti uli vrullin e korrikut me vetëm 472 mln euro dhe 14% më pak transaksione
Pavarësisht se pagesat në euro të realizuara brenda vendit me sistemin AIPS EURO po thyejnë rekorde nga viti në vit, gushti rezulton ta ketë frenuar vrullin......

Ari “shkruan” historinë - Kalon për herë të parë vlerën e 4,000 dollarëve
Ari ka kaluar për herë të parë kufirin prej 4,000 dollarësh për ons, duke arritur një rekord të ri historik, i nxitur nga investitorët që kërkojnë siguri......

Mbrojtja e pronësisë intelektuale/ Administrata Doganore vijon kontrollet kundër kontrabandës dhe falsifikimit
Gjatë ditëve të fundit, Administrata Doganore informon se ka vijuar me intensitet kontrollet ndaj mjeteve të transportit dhe mallrave në qarkullim, në......

Mali i Zi nis pagesat me SEPA - Qytetarët mund të transferojnë deri në 200 euro pa asnjë tarifë
Të njëmbëdhjetë bankat tregtare në Mal të Zi u bënë pjesë e skemave të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke u mundësuar qytetarëve dhe bizneseve......