Rriten investimet në bashkinë Mat - Performancë pozitive në mbledhjen e taksës së pasurisë

Të ardhurat e Bashkisë Mat janë rritur në disa kategori kryesore gjatë 2024-ës, në raport me një vit më parë.
Kategoria me rritjen më të lartë është taksa e tokës bujqësore, e cila ka shënuar një rritje prej 218%, duke kapërcyer nga 467 mijë lekë në vitin 2023 në 1.4 milionë lekë në vitin 2024. Edhe pse ende në shifra modeste dhe nën potencial ky ndryshim i ndjeshëm tregon një përpjekje të bashkisë për të formalizuar pronësinë dhe përdorimin e tokës bujqësore, si dhe për të përmirësuar arkëtimin e detyrimeve nga ky sektor.
Edhe taksat e ndërtesës kanë shënuar një rritje të qëndrueshme prej 43%, duke arritur në 19 milionë lekë nga 13,3 milionë lekë në 2023. Po ashtu, taksat e ndikimit në infrastrukturë janë rritur me 36%, duke arritur në 4,6 milionë lekë, krahasuar me 3,4 milionë lekë vitin e kaluar.
Një tjetër burim i rëndësishëm të ardhurash ka qenë tarifa e zënien e hapësirave publike, e cila ka shënuar një rritje prej 62%, duke u ngjitur nga 1,7 milionë lekë në 2,8 milionë lekë. Ndërkohë, tarifa e pastrimit ka mbetur e pandryshuar, me vlera simbolike, duke reflektuar nevojën për përmirësim në mbledhjen e këtij shërbimi.
Në kategorinë e taksave të tjera vendore, Bashkia Mat ka regjistruar një rritje të qëndrueshme prej 46%, duke arritur te mbledhë 88 milionë lekë. Po ashtu, të ardhurat jotatimore janë rritur me 86%, duke arritur në 19,8 milionë lekë, nga 10,6 milionë lekë në 2023.
Në total, të ardhurat e Bashkisë Mat për vitin 2024 tregojnë një tendencë pozitive pothuajse në të gjitha kategoritë. Rritjet e konsiderueshme, veçanërisht në taksën e tokës bujqësore dhe të ardhurat jotatimore, dëshmojnë për një qasje më efektive në administrimin fiskal dhe zgjerimin e burimeve vendore.
Sa i takon shpenzimeve, pjesa më e madhe janë paga personeli dhe operative, por edhe ato kapitale kanë rezultuar në rritje.
Të ardhurat e veta vendore të bashkisë Mat janë 5,912 lekë për banor apo rreth 59 euro, shpenzimet e përgjithshme 28.412 lekë për banor, ndërsa shpenzimet për investime regjistrohen 6,436 apo rreth 65 euro për banor, duke u përfshirë në grupin e njësive me shpenzime të larta në këtë drejtim.
Referuar të dhënave të Censit2023 Bashkia Mat ka 22,103 banorë, dhe në një dekadë për shkak të ndryshimeve demografike ka pësuar një tkurrje me 20%.
Greqia nis kërkimet për gaz natyror në Mesdhe - Projekti mbështetet nga SHBA, ndërsa përballet me kritika nga OKB
Ndërsa liderët botërorë mblidhen në samitin COP30 në Brazil për të nxitur më shumë veprime ndaj ndryshimeve klimatike, Greqia njoftoi se do të fillojë......
Tepelena, ndër bashkitë me shpenzimet më të larta - Rritet interesi për tokat bujqësore dhe ndërtimet e reja
Bashkia Tepelenë rezulton me rritje të konsiderueshme të të ardhurave vendore gjatë vitit 2024 krahasuar me vitin 2023. Të dhënat zyrtare tregojnë se në......
Ndalim mediave sociale për moshën nën 15 vjeç - Qeveria daneze, gati vendimin. Shkak, shqetësimet mbi shëndetin mendor të të rinjve
Danimarka do të ndalojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, tha qeveria daneze, megjithëse prindërit do të lejohen të japin......
Bashkia Cërrik, “e dobët” financiarisht - Bien të ardhurat nga taksa e infrastrukturës dhe pastrimi
Të ardhurat nga disa taksa vendore në Bashkinë Cërrik kanë shënuar rritje gjatë 2024-ës, ndërsa të ardhurat jotatimore kanë pësuar një rënie të ndjeshme,......
5 bashki në zgjedhje të pjesshme - 334.539 qytetarë u drejtohen kutive të votimit
Rreth 334.539 qytetarë në 5 bashki të vendit kanë të drejtën ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vlorë, Berat,......
Rritje pagash për “bluzat e bardha” - Kryeministri Rama: Mbi 1 mld euro për shëndetësinë dhe mirëqënien sociale
Projektbuxheti i shtetit për vitin e ardhshëm ka parashikuar mbi 1 miliardë euro për shëndetësinë dhe mirëqënien sociale, ose afro 4% të Prodhimit të......
Ndryshime në tregun energjetik - Gjenerali: Bizneset, detyrim të deklarojnë furnizuesin. Së shpejti, shërbim për makinat elektrike
2300 biznese të lidhur në tensionin 6kV duhet të duhet të deklarojnë furnizuesin brenda dhejtorit, pasi rrezikojnë të mbeten pa energji elektrike. Në......
Mbi 1 miliard euro për çipet në Gjermani - Kompania amerikane synon zgjerimin e fabrikës në Dresden
Prodhuesi amerikan i çipeve, GlobalFoundries, njoftoi se do të investojë 1.1 miliardë euro për të zgjeruar kapacitetet e prodhimit në objektin e tij......





