Rriten fondet për udhëtime dhe dieta të deputetëve - Pr.buxheti 2025 miratohet në Komision, më datë 3 Dhjetor kalon në seancë
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar nen për nen projekt buxhetin e vitit 2025, i cili më pas do të kalojë për votim në seancën plenare.
Projektligji është miratuar me disa kërkesa për ndryshime të depozituara nga komisionet parlamentare dhe të përmbledhura me një raport final.
Pjesa më e madhe e ndryshimeve lidhen me rritje të shpenzimeve operative dhe kapitale për disa institucione si dhe më shumë fonde për udhëtime dhe dieta për deputetët.
Antoneta Dhima, Deputete e PS
“Fondi rezervë nga 2.7 mld lekë të shkojë në 3 mld lekë. Shtesë fondesh për dietat e deputeteve dhe udhëtimet. Dhe shpenzimet kapitale të rriten me 50 milionë lekë, kryeisht për sigurinë kibernetike dhe blerje pajisjesh”
Ndërkaq deputetët e opozitës kanë shfaqur pakënaqësi me ndryshimet e bëra dhe nuk kanë dhënë miratimin tyre për draftin.
Jorida Tabaku, Deputete e PD
“Me gjithë këto ndryshime buxheti nuk është më i njëjtë”
Arbi Agalliu, Deputet i PD
“Nuk e votoj buxhetin sepse nuk u garanton qytetarëve ato që duhet”.
Buxheti për vitin e ardhshëm do të votohet në seancë plenare më datën 3 dhjetor.
Për vitin 2025, qeveria shqiptare ka parashikuar një buxhet prej 8.2 miliardë eurosh, i cili synon të përmbushë prioritetet kombëtare në fusha të ndryshme.
Sondazh

E ardhmja u përket robotëve humanoidë - Avancimet në sektorin e inxhinierisë dhe “IA” po zgjerojnë ndjeshëm tregun
Tregu i robotëve humanoidë pritet të zhvillohet ndjeshëm në vitet e ardhshme, me kompanitë që konkurrojnë për të sjellë të parat një android në jetën tonë të......

Ngadalësohen ndërtimet?! 1.9% më pak leje të miratuara/ Rritja e sipërfaqeve të ndërtimit, mund të ulë çmimin për metër katror
Pas një vrulli ndërtimesh në vendin tonë duket se do të kemi një ngadalësim të tyre. Të dhënat e INSTAT raportojnë se në tremujorin e tretë 2024 janë......

Sa para’ duhen për të qenë i suksesshëm? - Ja çfarë mendojnë shumica e amerikanëve!
Paratë mund ose nuk mund të jenë në gjendje të blejnë lumturinë, por amerikanët shpesh e lidhin pasurinë me suksesin. Në fakt, shumica e atyre që jetojnë në......

Cilat janë sfidat e bizneseve për festat e fundvitit? - Greca: Jemi në parapërgatitje, mungesa e burimeve njerëzore mbetet shqetësim
Fundviti është periudha më dinamike dhe fitimprurëse për bizneset shqiptare, një kohë kur konsumatorët janë më të prirur të shpenzojnë për dhurata, udhëtime......

Cilat vende e vizituan më pak Shqipërinë këtë vit? Hyrjet nga India dhe Kina shënuan rritjen më të lartë. Arabia Saudite, me rënien më të madhe
Cilat vende e vizituan më pak Shqipërinë këtë vit?

Alternativat e Austrisë pas humbjes së gazit rus - Kombinim i dyfishtë i energjisë nga uji dhe era
Gjeneratorët austriakë të energjisë janë të pozicionuar mirë për të përballuar humbjen e furnizimeve të gazit të tubacionit nga Rusia falë prodhimit rekord......

Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët - Gonxhja: Shpërndarja do të nisë në javën e dytë të dhjetorit
Në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua bonusi i fundvitit për pensionistët. Gjatë fjalës së tij, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi......

Profesionistët e lirë marrin pas 5 milionë euro - Qeveria miraton aktin normativ, Malaj: Rimbursim 6450 tatimpaguesve
Profesionistët e lirë do të marrin pas 5 milionë euro të parapaguara si rrjedhojë e ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat i cili hyri në fuqi më 1 Janar......