Rriten fitimet e bizneseve/ 3-mujori, buxheti mblodhi 196 milionë euro tatim

Në tre muajt e parë të vitit, sipërmarrjet në vend kanë paguar një vlerë të konsiderueshme tatim mbi fitimin e akumuluar, që regjistrohet në afro 19.6 miliardë lekë, apo 196 milionë euro.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë rritje me 22 milionë euro apo rreth 12.7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por krahasuar me planifikimin e bërë rezulton një rënie me 4.1%.
Megjithatë, duket se vetëm në muajin Mars buxheti i shtetit ka arkëtuar 122 milionë euro nga ky zë, duke shënuar rritje me 11.1 % krahasuar me Mars 2024.
Nëse do të marrim në analizë të ardhurat në 3-mujor për dekadën e fundit, tatimi i paguar mbi fitimin e bizneseve ka pasur një rritje progresive nga viti në vit.
Kështu nga 10.8 miliardë lekë në 2016-ën në 19.6 miliardë lekë në 2025, rritja regjistrohet në 81.5%.
Kjo tregon rritje të konsumit dhe të qarkullimit nga ana e bizneseve dhe rrjedhimit të fitimeve dhe tatimit të paguar mbi të.
Sipas të dhënave zyrtare qarkullimi total i bizneseve arriti në 931 miliardë lekë gjatë periudhës Janar-Mars 2026, duke shënuar një rritje prej 60.1 miliardë lekësh apo 601 milionë eurosh krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025. Ky zhvillim sugjeron një zgjerim të kërkesës në treg, si dhe një rritje të aktivitetit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshirë tregtinë, shërbimet dhe prodhimin.
Aktualisht janë afro 16 mijë sipërmarrje në të gjithë vendin që paguajnë tatim fitim, pasi bizneset e vogla me qarkullim 0-14 milionë lekë janë të përjashtuara. Shkalla e tatimit mbi fitimin për tatimpaguesit me të ardhura vjetore mbi 14 milion lekë aplikohet në 15% e fitimit të tatueshëm.
Ndërsa këtë vit ka nisur të aplikohet tatim fitim në shkallë progresive nga 15-23 % për kategorinë e të vetëpunësuarve, nëse kanë më pak se tre klientë.
Rruga Kombinat-Ndroq-Plepa/ ARRSH planifikon dy tenderë për rikonstruksionin, fondi limit gati 3 mld lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të hapë dy procedura prokurimi për vijimin e rikonstruksionit të rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, përkatësisht......
Euro fiton terren në kreditim në Mars/ Monedha europiane dominon huatë e bizneseve, leku mbetet për individët
Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, huaja e re sipas monedhës tregon një zhvendosje të dukshme drejt euros në muajin mars, pavarësisht forcimit të......
Çfarë po e shtyn kërkesën për Airbnb në jug? Riviera shqiptare, drejt kulmit nga festivalet dhe sezoni i plazhit
Për sa i përket sezonit të verës në vitin 2026, tregu i qirave afatshkurtra në Shqipëri pritet të ndikohet ndjeshëm nga një sërë ngjarjesh dhe sezonesh......
“Dalja e Emirateve nga OPEC, për interesa kombëtare” - Drejtori ekzekutiv i ADNOC: Nuk është drejtuar kundër askujt
Vendimi i Emirateve të Bashkuara Arabe për t'u larguar nga OPEC dhe OPEC+ nuk ishte i drejtuar kundër askujt, por kishte për qëllim t'i shërbente interesave......
Qytetarët frenojnë shpenzimet - BSH: Ndërsa disa sektorë rriten, pasiguria për çmimet dhe punësimin mbetet e lartë
Besimi në ekonomi ka pësuar një rënie gjatë muajit prill, sipas vrojtimit më të fundit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, duke treguar një përzierje......
6,000 lekë tavan për roaming, jo më tarifa “të fshehta” - AKEP: Rregullorja e re synon të mbrojë përdoruesit nga kostot e pakontrolluara
Projekt-rregullorja e re për mbrojtjen e konsumatorëve në komunikimet elektronike pritet të sjellë ndryshime konkrete në përditshmërinë e përdoruesve të......
Dhurimi dhe trashëgimia e pronave, përgjysmohet tatimi - Shqiptarët paguan më pak gjatë 2025-ës, ligji i ri lehtësoi detyrimet
Tatimi i paguar nga qytetarët për dhurimin e një pasurie të paluajtshme është përgjysmuar gjatë vitit që lamë pas. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria......
Transporti ajror i Izraelit, në krizë - Humbjet këtë vit mund të arrijnë në 200-240 milionë dollarë
Sektori i udhëtimit ajror në Izrael është në krizë. Pavarësisht armëpushimit të brishtë me Iranin që hyri në fuqi më 8 prill, luftimet kundër Hezbollahut......


