Rriten eksportet bujqësore, në muajin shkurt 18% më shumë - Denaj: Prodhimet tona janë bërë konkurruese në tregjet e huaja
Vijon trendi pozitiv i eksportit të frutave dhe perimeve “Made in Albania” në tregjet e huaja. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri me dije se, eksportet bujqësore gjatë muajit shkurt shënuan 18% rritje në sasi dhe 15% rritje në vlerë krahasuar me një vit më parë. Produktet bujqësore “Made in Albania” po rrisin praninë e tyre në mënyrë të qëndrueshme drejt tregjeve të huaja.
Rritja e eksporteve të produkteve shqiptare tregon një pasqyrë të qartë të rritjes së cilësisë dhe fuqizimit të fermerëve në vend. Gjithashtu, rritja e qëndrueshme e produkteve bujqësore reflekton punën dhe mundin e fermerëve shqiptarë për njohjen e markës në tregjet ndërkombëtare, duke përmirësuar në mënyrë cilësore produktet me të cilat konkurrojmë në tregjet ndërkombëtare.
Klima e favorshme dhe mundësia për mbulimin e tregjeve rajonale me potenciale të pashfrytëzuara e bëjnë Shqipërinë një vend me potencial premtues në disa sektorë dhe veçanërisht në bujqësi.
Ndërkohë, në totalin e eksporteve ato që udhëheqin dhe që kanë kërkesën më të lartë nga konsumatorët e huaj janë fruta-perimet e freskëta shqiptare.
Objektivi i qeverisë është që përmes politikave mbështetëse për fermerët në drejtim të prodhimit, cilësisë dhe certifikimit të arrihet në nivelin e 1 miliardë dollarë eksporte deri në vitin 2030.
Sondazh

DASH: Shqipëria po përparon në luftën kundër pastrimit të parave - Raporti përmend sektorët më të rrezikuar nga pastrimi i parave
‘Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të biznesit’. Kështu......

Politikat sociale, ja ‘oferta socialiste’ për pagat e pensionet - Dyfishimi pensionit minimal në 200 euro, paga mesatare 1000 euro
Oferta ekonomike e socialistëve bazohet në një rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve. Në platformën e tyre programore ‘Shqipëria 2030’......

Në 2024 punësimi informal rritet me 27% - Raporti/ U vendosën 3,433 masa administrative
Pavarësisht se qeveria shqiptare ka bërë fushata kundër informalitetit dhe deklarimeve të pagave të punonjësve, përsëri puna informale mbetet prezente në......

Çmimet e bakrit, në nivele rekord - Rreziku i tarifave të SHBA-së ka “tronditur” tregun global
Çmimet e bakrit kanë arritur nivele rekord për shkak të frikës nga tarifat e mundshme të Shteteve të Bashkuara. Kjo ka krijuar pasiguri në tregjet globale,......

Dyfishohet sipërfaqja e plazheve në funksion të privatit - Mbi 554 mijë m2, rritja më e lartë në bashkinë Lezhë
Ndarja e sipërfaqes së plazhit të lejuar si plazh privat/publik, për periudhën 2023-2024 bëhet proporcionalisht, sipas raportit 70% në funksion të subjekteve......

“Flasim”, Rama fton emigrantët të kthehen në atdhe - “Ka një gjë këtu që s’e gjen në asnjë vend tjetër”
‘Kthehuni në atdhe të kuptoni atë që e kam kuptuar edhe unë kur u ktheva’. Me këtë ndjesi personale në rubrikën javore ‘Flasim’ në rrjetet sociale,......

Politikat sociale, ja ‘oferta socialiste’ për pagat e pensionet-Dyfishimi pensionit minimal në 200 euro, paga mesatare 1000 euro
Oferta ekonomike e socialistëve bazohet në një rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve. Në platformën e tyre programore ‘Shqipëria 2030’......

Gjermania miraton ndihmën 3 miliard euro për Ukrainën-Vendimi u konfirmua nga ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock
Komiteti për buxhet i Gjermanisë ka hapur rrugën për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë euro. Të dy dhomat e......