Shqipëria Postuar më 21 Nëntor 2024, 12:07

“Rritën çmimet për të kompensuar shpenzimet e kredisë” - BSH: Barra e pagesës së huasë, më e rëndë te bizneset e vogla dhe të mëdha

Nga Ledina Elezi

“Rritën çmimet për të kompensuar shpenzimet e

Për të kompensuar shpenzimet nga kësti i kredisë, shumë biznese rritën çmimet e produkteve të tyre në gjysmën e parë të vitit. Sipas një vrojtimi të realizuar nga Banka e Shqipërisë, për të mbuluar rritjen e kostos së shërbimit të huasë, në 39% të rasteve, bizneset janë mbështetur kryesisht në rritjen e çmimit të produkteve që u shiten klientëve, në 34% të rasteve kanë ulur shpenzimet dhe në 22% të rasteve kanë përdorur rezerva të ndryshme.

Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, rreth 77%, deklarojnë se pagesa e huasë arrin deri në 20% të të ardhurave të tyre. Barra e pagesës ka rezultuar më e lartë tek ndërmarrjet e vogla dhe ato të mëdha, ku respektivisht 27% dhe 24% e tyre raportojnë se kjo pagesë i tejkalon 20% të të ardhurave. Rreth 81% e bizneseve raportojnë se vlera totale e huasë rezulton afërsisht sa gjysma e kapitalit të ndërmarrjes, 12% deklarojnë se është pothuaj e njëjtë me vlerën e kapitalit dhe prej 7% deklarojnë që kjo vlerë e tejkalon atë të kapitalit.

“Rritën çmimet për të kompensuar shpenzimet e

“Rritën çmimet për të kompensuar shpenzimet e

Po për sa i përket familjeve, sa ishte ngarkesa e huasë ndaj të ardhurave të tyre?

Rreth 74% e famileve kanë deklaruar se kësti i kredisë zë më pak se 30% të të ardhurave mujore dhe kjo peshë është rritur me 5 pikë përqindje në terma vjetorë. Nga ana tjetër, rreth 26% e familjeve deklarojnë se kjo pagesë e tejkalon 30% të të ardhurave dhe kjo peshë ka mbetur 5 pikë përqindje nën nivelin e një viti më parë.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se familjet që kanë marrë një kredi në gjysmën e parë të vitit, në 41% të rasteve, huamarrja e familjeve është realizuar në formën e kredisë nga institucione financiare, ku 35% e rasteve janë në trajtë kredie bankare dhe 6% janë në trajtë kartash krediti dhe overdraft. Në rreth 38% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e parasë në dorë dhe në 20% të rasteve në formë malli të papaguar.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat