Rriten aplikimet online për pasaportë shqiptare - 9.2% në shumë në vitin 2025 nëpërmjet e-Albania
Aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti mundësohet online përmes e-Albania edhe për shqiptarët rezidentë jashtë kufijve.
Sipas shifrave të publikuara nga e- Albania, që nga viti 2016 përllogariten 742.969 aplikime online. Nga janari në gushtin e vitit 2025 janë mundësuar 53.408 aplikime, ose 9.2 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024. Ndërsa, për periudhën janar- gusht 2024 përlllogariten 48.887 aplikime.
Gjatë aplikimit, qytetarët zgjedhin datën dhe orën e takimit pranë Ambasadës ose Konsullatës në vendin ku jetojnë.
ndërkohë, pas përfundimit me sukses të aplikimit qytetarët do të njoftohen me e-mail në lidhje me detajet e pagesës dhe dokumentacionit që duhet të kenë me vete ditën e takimit. Qytetari është i detyruar të paraqitet më pas në përfaqësi për të lënë shenjat e gishtërinjve.
Nga ana tjetër, në rast se qytetari nuk paraqitet në datën e takimit të zgjedhur, takimi do të anullohet dhe pas 5 ditësh ju duhet të aplikoni përsëri për një date të re takimi.
Sipas e-Albania, shtetasi ripajiset me pasaportë para mbarimit të afatit të vlefshmërisë së pasaportës ekzistuese në rastet kur udhëton apo qëndron përkohësisht në shtete që kushtëzojnë hyrjen ose qëndrimin me një afat të caktuar vlefshmërie të pasaportës; kur ndryshojnë përbërësit e gjendjes civile; kur pasaportës i janë plotësuar fletët me shënime zyrtare; kur pasaporta është dëmtuar fizikisht; kur pasaporta është deklaruar e humbur, si dhe kur pasaporta është kallëzuar e vjedhur.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit 4-6 javë.

Kriza politike kërcënon Francën - Cilët janë hapat e radhës që mund të ndjekë Presidenti Macron?
Franca u përfshi sërish nga trazirat politike, pasi qeveria e kryeministrit François Bayrou humbi votëbesimin vendimtar në parlament, duke detyruar presidentin......

Grant për Energji të Pastër në Kosovë - Luksemburgu financon 1 mln euro. Nënshkruhet marrëveshja
Qeveria e Luksemburgut do të financojë 1 milionë euro grant për energjinë e pastër në Kosovë. Marrëveshja e nënshkruar një ditë më parë është pjesë e......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes por pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me......

OpenAI, 115 miliardë USD shpenzime deri në 2029 - Rritja vjen për shkak të kostove më të larta për çipet, qendrat e të dhënave
OpenAI ka rritur ndjeshëm shpenzimet e parashikuara neto deri në vitin 2029, duke i çuar në 115 miliardë dollarë. Lëvizja vjen ndërsa startup-i po shton......

Franca, bonus për të nxitur industrinë e automjeteve - 1,000 euro për blerjen e makinave elektrike me bateri evropiane
Qeveria franceze njoftoi një bonus shtesë prej 1,000 eurosh për blerjen e një makine elektrike me bateri të prodhuar në Evropë. Ky vendim synon të mbështesë......

Tarifat e Trump-it në rrezik, SHBA-të mund të detyrohen të rimbursojnë miliarda
Politika e tarifave doganore e imponuar nga presidenti Donald Trump po sfidohet në gjykata nga disa kompani amerikane, përfshirë edhe një sipërmarrës italian......

Plakja e popullsisë në Greqi, Mitsotakis njofton paketën mbështetëse 1,6 miliard euro
Qeveria e Greqisë ka njoftuar masa drastike përfshirë shkurtim të taksave dhe incentiva të tjera financiare për t’iu përgjigjur plakjes së popullsisë.......

Bie qeveria në Francë, kryeministri Bayrou humbet votëbesimin në parlament, shkak buxheti
Kryeministri francez François Bayrou dhe qeveria e tij e pakicës u rrëzuan pas humbjes së votëbesimit në parlament këtë të hënë. Bayrou, i emëruar më pak se......