Rreziqet nga klima, duhen 6 mld USD investime - BB: Mbrojnë jetën dhe garantojnë rritjen ekonomike, Shqipëria është tejet e riskuar
Shqipëria duhet të investojë 6 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të mbrojtur në mënyrë sa më efektive qytetarët dhe pronat nga rreziku në rritje i përballjes me fenomene ekstreme që vijnë nga ndryshimet klimatike”.
Sipas Raportit të Grupit të Bankës Botërore për Klimën dhe Zhvillimin për Shqipërinë, që sapo është publikuar ne jemi një nga vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore në Evropë, sikurse janë përmbytjet, zjarret në pyje dhe rrëshqitjet e dheut.
Ndërkohë që, sipas vlerësimeve konservative, në mungesë të masave proaktive, dëmet ekonomike të lidhura me klimën mund të arrijnë në 7% të PBB-së së Shqipërisë.
Gjithashtu, raporti thekson se investimet për përshtatjen klimatike nuk janë vetëm të domosdoshme, por mund të kontribuojnë edhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.
Studimet nga vende të ngjashme me Shqipërinë flasin se për çdo 1euro të investuar në përpjekjet për përshtatjen klimatike, kthimi i investimit mund të arrijë deri në 10 euro, ku përfshihen humbjet më të pakta, mundësitë ekonomike dhe përfitimet sociale e mjedisore më të mëdha.
“Veprimet për ndryshimet klimatike çojnë drejt rritjes ekonomike të qëndrueshme dhe të ardhmes më rezistente ndaj tyre. Ndërtimi i kësaj rezistence krijon mundësi më të mëdha për bizneset dhe njerëzit, nxit krijimin e vendeve të punës dhe mbështet rritje ekonomike afatgjatë,” - tha Emanuel Salinas, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.
Raporti përshkruan edhe një udhërrëfyes të masave të nevojshme për kalimin e Shqipërisë drejt një modeli rritjeje të qëndrueshme dhe rezistente ndaj klimës.
Kjo përfshin nevojën për investime të menjëhershme për zbutjen e ndikimit të katastrofave, zhvendosjen drejt energjisë së rinovueshme për dekarbonizimin afatgjatë, reformat në financat publike për të mbështetur nismat për klimën dhe nxitur investimet private, si dhe përmirësimin e kuadrit rregullator për të inkurajuar efikasitetin dhe inovacionin.
Sondazh

Çatitë historike të zinkut të Parisit krijojnë një "efekt furre": Cilat janë sfidat mes ndryshimeve klimatike?!
Çatitë e zinkut janë një tipar historik i shtëpive në Paris. Mbi 60 për qind e çative në kryeqytetin francez janë prej llamarine dhe ato mbrohen nga......

‘Self Check-in’ dhe ‘Self Bag Drops’ Aeroporti i Prishtinës lehtëson fluturimet
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka hapur shërbimet e reja ‘Self Check-in’ dhe ‘Self Bag Drops’ duke i lehtësuar edhe më tej fluturimet për......

Buxheti 2025, Kuvendi më shumë fonde për institucionet e drejtësisë, shpenzimet shtesë për paga dhe investime
Komisioni Parlamentar i Ligjeve vendosi të hënën që të pranojë shumicën e kërkesave për shtesë në buxhetin e vitit 2025 të institucioneve të......

Integrimi europian, Shqipëria mund të hapë Kapitullin 6 brenda vitit – Njoftimi nga Presidenca Hungareze e BE
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER - Committee of Permanent Representatives), një organ i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, i përbërë nga......

Çmimet e vezëve pritet të rriten edhe më shumë - Këtë herë është gripi i shpendëve dhe festat!
Çmimet e vezëve janë rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë dy viteve të fundit. Rritja e gripit të shpendëve dhe sezoni i festave që po afron po kombinohen......

Diskutohej buxheti, rrahje mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë/ Vuçiç: Dhunës do ti përgjigjemi me më shumë punë në të ardhmen
Në seancën e Kuvendit të Serbisë më 25 nëntor, pati përleshje mes përfaqësuesve të pushtetit dhe atyre të opozitës. Përveç deputetëve, në incident u......

Shtytja e Hungarisë për bisedimet e pranimit të Serbisë në BE ngec!
Pikëpamja e Hungarisë për të çuar bisedimet e pranimit me Serbinë në fazën tjetër u refuzua nga një grup i konsiderueshëm i vendeve të Bashkimit Europian,......

E djathta ekstreme e Francës kërcënon të rrëzojë qeverinë për projekt-buxhetin!
Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen tha të hënën se ajo mund të rrëzojë qeverinë e pakicës franceze deri në fund të vitit, nëse nuk......